• |
ide | kryesore

Unaza e Re, Basha: Në 40 milionë euro investim, 30 janë vjedhje

Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike u rikthye mbrëmjen e sotme në Unazën e Re, ku iu bashkua protestës së përditshme të banorëve të Astirit. Bashkë me Bashën ishin dhe deputetë demokratë.

Ndërsa banorët kishin bllokuar qarkullimin dhe thërrisnin “Qeveri hajdute”, Basha e përforcoi këtë akuzë duke deklaruar në 40 milion euro investim në projektin e zgjerimit të Unazës së Madhe, rreth 30 milion janë vjedhje.

“Këtu po vidhet me një dorë miliona euro, 20-30 milion euro është fatura e vjedhjes këtu po të futet dhe përllogaritja e TVSH-së. Vjedhja e dytë që po bëhet është nxjerrja para festave të fundvitit në mes të katër rrugëve e mijëra familjeve vetëm që të mbushet thesi me para i agait të Surrelit”, tha Basha.

I pyetur nëse PD do bëjë padi mbi këto akuza, Basha tha: “Ka një padi nga banorët, heshtja e prokurorisë tregon se është një prokurori e kapur, e bërë palë me vjedhjen”.

Kreu i Partisë Demokratike tha gjithashtu se banorët po mbahen në presion vazhdimisht, por i garantoi se opozita do të jetë përkrah tyre në këtë kauzë të drejtë për ta.



6 Comments

  1. Qeka kthy nga Hollanda Lulushi me njohuri te reja arithmetikore qe ne rast se zbatojme teoremen e tij rezulton se ai vete te kete vjedhur ne Rrugen e Kombit ne 200 milione Euro, 150 milion.

  2. Thot hajduti kapeni hajdutin. Po ato 250 milion euro te rruges se kombit kur do i kthesh. Edhe kur ishe ne pushtet ia hodhe bythes me raport mjekesor buthqir. Mut keta bajge ti.

  3. Ky lulush rri pa dal ca dit por kur del cevahir djale eshte,I thote popullit ju kur te vidhni,bejeni si un tete fishin tuaj me I dore

  4. AIIIIIIIIIII Lullllllllllllll po matematika ku mbeti apo je ne kohen e ndrrimev Grur per Rrush ,po qje qmendur dhe nuk dukesh fare mir ne fetyr a mos konsumove ne Holand perseri nje duhan te fort dhe ke halucinacione .Shko sherohu dhe kerko Pension parakohe ndoshta Rama e aprovon .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *