• |
ide | kryesore

Ministrja kapet mat me plagjiaturë, kopja u mor në Afrikën e Jugut

Lajme, Të fundit



Një tjetër ministre në qeverinë Rama akuzohet për plagjiaturë. Këtë herë bëhet fjalë për Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliun.

Kërkimi shkencor origjinal në Universitetet shqiptare përflitet masivisht se është pranë zeros, ndonëse ata që mbajnë titull “doktor shkencash” shtohen me disa dhjetëra çdo vit.

Këtë radhë, pre e investigimit të artikujve shkencorë ka rënë ministrja Manastirliu. Doktoratura e vjedhur i përket zonjës Fannie Mnisi, e cila kishte botuar në Afrikën e Jugut punimin e saj shkencor referuar një landfilli atje.

Ogerta Manastirliu, ka realizuar një punim të ngjashëm doktorature, për landfillin e Sharrës në Shqipëri, duke marrë pjesën teorike prej punimit origjinal, gjithashtu dhe fotot e bashkangjitura. E vetmja gjë e ndryshuar ka qenë prapashtesa “i Sharrës” pas fjalës landfilli.

Ministrja kapet mat me plagjiaturë, kopja u mor në Afrikën e Jugut

Lëvizja për Universitetin është ajo që ka bërë publike  vjedhjen e punimit prej ministres Manastirliu, krahas punimit origjinal.

Raste të tilla plagjiature nga të doktoruarit në qeveri kemi hasur dhe disa javë më parë, kur Taulant Muka denoncoi publikisht një plagjiaturë të zv.Ministri të Arsimit asokohe, Ervin Demos.

Pas këtij denoncimi, zv.ministri Demo dha dorëheqjen.

Në rastin e zv.ministrit të Arsimit, kryeministri Rama e pranoi precedentin, duke shtuar se në të tilla raste personat e përfshirë duhet të japin dorëheqjen.

Në denoncimin e zv.ministrit pasues Muka, që dha dorëheqjen disa ditë pas emërimit në këtë post, përmendej dhe deputjetja e PS-së, Blerina Gylameti, e cila nuk ka reaguar ende pas këtij skandali.

 

 

 



3 Comments

  1. Ku kane tru keto -Karafilet -nafije-te pergatisin tema per te mbrojtur doktoraturen te tere ata qe ishin dhe jane te afte kane marre arratine vetem dumdumet ,drogaxhinjte dhe keto -gaxhijet -kane mbetur .Se dhe babaji i tyre shpirteror te gjithe ata qe kishin studiuar neper unversitetet e botes i quaji kolabrocioniste i beri armiq ,i denoi,i pushkatoi.i internoi dhe mbajti tere qymyrxhinjte ,cobenet e dhive qe ti kishte nen kontroll dhe keta skane se si te veprojne ndryshe sepse nje fjale e urte popullore thote;Dardha nen dardhet do bjere.-mbeten tere jeten -kopjace-

  2. Vetem per plegjiature jane 2sh se 1sh jo, ia marrin kinezet ne kthese. Ato jane te paret ne bote per copy/paste. Meqenese kohet e fundit jemi afruar me to…jemi bere edhe ne (shqiptaret) si ato.

    1. Martin, kinezet bejne copy paste produkte neper fabrika, jo tema doktorature. Lexo pak sesi dhe sa vuajne studentet kineze neper shkolla dhe sa u duhet te mesojne. Mos ja fut kot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *