• |
ide | kryesore

Studentët në protestë për kostot e universitetit: “Kafshatë që s’kapërdihet është or vlla tarifa”

Të fundit


Studentët e fakultetit të Arkitekturës, por jo vetëm, kanë bojkotuar mësimin për shkak të tarifave të larta të provimeve të tyre. Çdo kredit i provimeve të mbartura kushton 670 lekë të reja.

Kjo tarifë u bë indicie që të rinjtë të dilnin në protestë, por ata nuk janë mjaftuar vetëm me kërkesën e heqjes së saj.

Përveç heqjes së tarifës për provimet, ata kanë kërkuar edhe arsim falas.

Shkrimet në pankartat e tyre kanë qenë veçanërisht shpotitëse për vendimet e marra së fundmi nga Ministria e Arsimit.

Pagesa vjetore është tepër e lartë për shumicën e studentëve, duke marrë parasysh dhe faktin se një pjesë e tyre përveç studimeve, duhet të paguajnë dhe qira, si dhe për nevoja të tjera të cilat i shtohen kostove mujore gjithashtu.

“Kafshatë që s’kapërdihet është or vlla tarifa”, ka shkruar njëri nga studentët në pankartë.

Kostoja e shtuar e provimeve të mbartura, ishte kërkesa që mbushi kupën e studentëve, të cilët me shumë vështirësi përballojnë pagesën e shkollës së lartë, e jo më të paguajnë tarifa shtesë për aspekte të tjera të funksionimit të Universitetit.

Një prej protestueseve ka nxjerrë dy anët e bulevardit të bllokuara nga studentë, por dhe qytetarë të tjerë që i janë bashkuar atyre.

 

 


3 Comments

  1. ”’ Përveç heqjes së tarifës për provimet, ata kanë kërkuar edhe arsim falas. ””

    Doni arsim falas ? … o njerez jemi ne kapitalizem , a e dini kete gje ?

    Jam i bindur se edhe po tja pranoje minsistria ‘ ARSIMIN FALAS’ keta do kthehen prap dhe do kerkojne ‘ TE BJERI QEVERIA’ .

    Ose ky eshte nje diversjon i provokatoreve te qeverise duke bere kerkesa qe dihen boterisht qe jane te pa realizueshme.

  2. kjo kerkesa tjeter per arsim falas osht bo me i degjeneru kerkesat e para qi u bon sot n mjes
    ne un menoj se osht diversjon

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *