• |
ide | kryesore

FOTO/ Ditën që u emërua zv.ministër i arsimit i nxjerrin plagjiaturën

Lajme, Të fundit



Pedagogu Olti Rrumbullaku u emërua këtë të mërkurë nga Kryeministri Edi Rama në postin e zv.ministrit të Arsimit. Por pak orë pas këtij emërimi Taulant Muka publikon një artikull plagjiaturë të pedagogut Olti Rrumbullaku. Sipas Mukës, ai ka publikuar artikullin, “VAT Threshold and Some Implications in Albania” në vitin 2010 në revistën kineze “Journal of US-China Public Administration”. Muka thotë se artikulli shkencor i pedagogut Oltion Rrumbullaku është 100% i kopjuar, dhe i vetmi ndryshim sipas tij është zëvendësimi i valutës nga dollarë në lekë.

“Oltion Rrumbullaku, Zv. Ministri i Ri i Arsimit, me vetëm një artikull 100% kopje- ndërron vetëm valutën nga Dollar në Lek! Në databazën Google Scholar del se Oltion Rrumbullaku, i emëruar sot Zv/ Ministri i Ri i Arsimit, edhe pse është pedagog në Universitetin e Tiranës, të ketë vetëm një artikull “shkencor”- “VAT Threshold and Some Implications in Albania” të publikuar në vitin 2010 në revistën kineze “Journal of US-China Public Administration” (ISSN 1548-6591 October 2011, Vol. 8, No. 10, 1149-1155).

Nga një kërkim i shpejtë, del se pjesa më e madhe e artikullit të z. Rrumbullaku të jetë 100% kopje e librit “The Modern VAT” nga Laim P. Ebril. I vetmi ndryshim, siç edhe mund të shihet në fotot, është zëvendësimi i Dollarit me Lek. Për më tepër, z. Rrumbullaku shkruan si konkluzione përfundimet nga një tjetër botim të Markos Abraha Gebre-Egziabher në një Universitet të Etiopisë. Si mundet kjo qeveri të vazhdojë të tallet me shqiptarët? Kjo politikë është vrastare për arsimin, shkencën dhe të ardhmen e vendit”, – thotë Muka.

Menjëherë pas këtij publikimi ka reaguar zv.ministri Rumbullaku duke shkëmbyer replika me Mukën.

“Taulant, më jep një email të të dergoj librin që kam me 340 faqe, ta kontrollosh pak. Libër që e kam punuar për 4 vite rresht dhe që i shërben mijëra profesionisteve të fushës” – shkroi zv.ministri në Facebook.

“Olti, prisja të komentoje rastin publik. Tashmë je në Ministri, keni softëare antiplagjiaturë të cilin e paguajmë ne qytetarët e Shqipërisë. Nuk mund të shkruash libra akademik kur nuk ke shkruajtur artikull, është “A”-ja në arsimin e lartë. Komenti jot tregon rëndësinë e postimit tim dhe nevojën urgjente që ka vendi për njerëz me eksperiencë në shkencë!” – shkroi Muka.

“Ka 7000 ish-studentë që dëshmojnë për punën time në auditor për kaq shumë vite. Një material i para 10 viteve që gjen online dhe që nuk ka shërbyer për asgjë, nuk të shërben. Kaq” – e mbyllu Rrumbullaku. ©LAPSI.al



17 Comments

  1. Dhe neokomunisti me i ri qe u arratis ne zvicer,ju te lapsit nuk keni shkruar qe nje drejtor qe paguhesh me taksat e mija ishte me vjedhje te diplomes per titull doktor si ai Tufa Tufa Zerdeli

    1. Ishte gje ne pune shteti dhe po udhehiqte politika ekonomike Tufa..kualifikimi Dr. I sherbeu per ate vend pune? Mos u mundo te flasesh kodra pas bregut…per te terhequr vemendjen, se nuk ka krahasim..

    2. Tufen e perzute ju o bastarde te Spartakut qe i mbani valixhen e analizave te shurres.
      Fara juaj e keqe so te shuhet shoejt.
      Ia keni kaliar edhe ruseve per bolshevizem….

  2. Ne qofte se do te kontrollonim te gjitha punimet , master , doktorature, postdoktorature te shqiptareve gati 99% jane te kopjuara. Nuk eshte gje e re. Por manaxhimi ministerial ka me shume te beje me aftesite e tua drejtuese se sa shkencore. Nese ke 60% njohuri nga fusha ku do punosh si shtetar , duhen dhe 40% aftesi drejtuese , manaxheriale . Duhet te jesh nje lider ne ministri , jo kukull.
    Dhe aq me keq qe ne rastin ne fjale nuk fliete per plagjiature ne punen shkencore per te marre titujt, por ne nja artikull bere ne nje gazete kineze.

    1. Ne fakt artikujt jane kusht per te marre doktoraturen, apo tituj te tjere. Nuk e boton ne Kine per te iluminuar kinezet per punet e Shqiperise, por se i duhet. Tani , ky eshte rast kur njeri del edhe i paafte se kopjon te tjeret edhe mashtrues se kopjon te tjeret. Imagjino qe ky i paafti mashtrues ka keshilluar kryeministrin per pune financash para ca vitesh dhe tani ky i paafti mashtrues do beje zv/ ministrin e arsimit.

  3. O shpellkar po lulzimja qe nuk ka diplome te universitet dhe ka qene tre here minister i salihut po ky mut na e beri dhe kryekar bashkie,pastaj dhe i pd,burri qe flet ky muka ka nja 15 vjet pedagog ne universitet,po ky muka vete cfare po ben ne jete

  4. Ai homo i Gjrokastres qeverisi per 50 vjet me shkoll te mesme ky gerdalla me shkoll pikture po vazhdon duke ja bere gam gam gjith diten neper vend sikur ja ka frymen ketij populli, lidheni lidheni o njerez ket gerdall se s di qar bene ky qe i bejn shum zhurm qent e lagjes.Prandaj o popull keta njerez jemi ne qe lejojm te na qeverisin injorant qar keni qe shqetesoheni sa her vje nga lagja ky gerdalla dilni dhe bejani qejfin priteni bilez duartrokiteni dhe me ne fund flini ne qadra.

  5. Popull kartruthar nuk ju pelqen e verteta? E keqe eshte injoranca por me e keqe eshte kur vishet me “arsimim”. I ligu i arsimuar eshte bomba me sahat.

  6. Si ja del ky Myku hem te studjoje e te perparoje ne punet e veta e hem te fusi hundet neper dosjet e kushedi sesa studjuesve shqiptare!? Se do kohe kjo pune, kohe dhe energji. Zakonisht kush eshte i suksesshem ne fushen e vet profesionale e ka axhenden te zene per vite me rradhe dhe rrallehere arrin te realizoje shumicen e projekteve te veta, e jo me te kete kohe te tepert per tu marre me punet e te tjereve. Keto nderhyrjet e herepashershme te ketij Mykut neper mediat shqiptare, me bejne te dyshoj shume per suksesin e tij profesional, kudo qofte. Nuk e besoj kurre qe nje njeri profesionalisht i suksesshem ne bote (ne akademi, kerkim shkencor, etj.) te joshet, qofte edhe minimalisht, nga mizerja shqiptare, ne ate pike sa ti kushtoje kohe dhe energji ‘zhbirilimeve’ dhe polemizimit neper media. Konkluzioni im eshte se ky, si plot te tjere para vetes, nje vrime ne uje ka bere atje ku ka qene, nuk ndihet i realizuar, dhe synon ti krijoje hapesira vetes atje ku mendon (jo pa te drejte) se mund te nxjerre perfitime me te medha.

    Sa per rrumbullaket, Shqiperia e zbrazur nga 3 dekada emigrim, ka sot ne krye te institucioneve te cdo rangu jo me te miret, por thjesht me aftet, mes atyre qe kane mbetur aty, ti kacavirren pemes se pushtetit. Asnje habi pra per tezen kineze.

  7. a e ke kopjuar /vjedhe kete artikull 100% sic thote dhe me ate artikull marre doktorraturen dhe leket cdo muaj me apo jo ?
    Trego te verteten pastaj dhe militantet te gjykojne a duan nje hileqar a te paafte apo te zote si minister arsimi a pedagog a cfare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *