• |
ide | kryesore

Iranianët nxjerrin të dhënat e kryepolicit Muhamet Rrumbullaku

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Iranianët



Iranianët vijojnë të publikojnë të dhënat e marra në sistemet shqiptare. Mbrëmjen e së dielës ata kanë publikuar të dhënat personale të kreut të policisë së shtetit Muhamet Rrumbullaku.

Po ashtu janë publikuar edhe të dhënat e nëndrejtorit të SHISH, Oljan Kanushi. Bëhet fjalë për të dhënat e tyre personale me gjeneralitetet e plota të identitetit, adresa, numra telefoni, etj. Aty janë edhe dokumentet që disponojnë.

Iranianët kanë nxjerrë edhe lëvizjet e tyre jashtë shtetit apo edhe numri i automjeteve që disponojnë.
Po ashtu janë publikuar edhe të dhënat e nëndrejtorit të SHISH, Oljan Kanushi. Bëhet fjalë për të dhënat e tyre personale me gjeneralitetet e plota të identitetit, adresa, numra telefoni, etj. Aty janë edhe dokumentet që disponojnë.

LEXO EDHE: Ne do i themi “JO” urdhërit të prokurorisë

Në listë janë lëvizjet e tyre jashtë shtetit apo edhe numri i automjeteve që disponojnë. Kështu nga viti 2005 deri në prill të vitit 2021, Muhamet Rrumbullaku ka dalë 45 herë jashtë vendit. Figuron që ai të ketë udhëtuar edhe 3 herë me charter.

Ndërsa Kajushi ka gati 2-fishin e udhëtimeve të Rrumbullakut. Ai ka dalë nga vendi plot 95 herë nga viti 2004 deri në prill të këtij viti. Shumicën e lëvizjeve i ka me autoveturë nga pika të ndryshme kufitare. 

Në kanalin e tyre në Telegram, hakerat kanë publikuar edhe një mesazh.

“Ne jemi më afër jush sesa shpirtrat tuaj. Në vend që të zëvendësoni zyrtarët e institucioneve të korruptuara qeveritare, mendoni për reformimin e strukturës korruptive. Çdo lëvizje dhe intervistë e drejtuesve të MEK në Shqipëri dhe vende të tjera do të ketë një çmim të rëndë për popullin shqiptar” – thuhet në mesazhin e hakerave të Homeland Justice.

Deri tani hakerat iranianë kanë nxjerrë të dhënat e kryeministrit Edi Rama, kreut të SHISH, Helidon Bendo, ish-drejtorit të policisë Gledis Nano. Më pas ata publikuan listat e punonjësve të SHISH si dhe të punonjësve të policisë. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Po ky rrubullaku apo katrori pse duhet te levize me charter?
    Apo u be deti kos, te gjithe te marrin nga nje luge.

  2. U infektuan te tere nga i madhi. Pertojne te hipin ne avion, me njerez. Se keta nuk jane te zakonshem. Keta jane te vacante, dhe ky delenxhiu kokekatror.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *