• |
ide | kryesore

Taulant Muka denoncon: Edi Rama, Lulzim Basha dhe Erion Veliaj nuk kanë diplomë

Lajme, Të fundit



Kauza e ish.zv-ministrit të Arsimit, Taulant Muka, duket se është verifikimi i diplomave dhe titujve shkencorë të politikanëve dhe akademikëve shqiptarë. Këtë herë Muka ka denoncuar publikisht kryeministrin Edi Rama, kryetarin e PD-së Lulzim Basha si dhe kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn për mungesë diplome.

Më tej akuzat e Mukës kanë vazhduar dhe për kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin, si dhe deputetin Taulant Balla, për plagjiaturë doktoraturash.

Më poshtë, denoncimi i plotë i Taulant Mukës:

A mund të negociojë rinia shqiptare me politikanë që mashtrojnë për shkollimin e tyre? O Zot, jetojmë në shtetin që drejtohet nga injoranca dhe korrupsioni!

Sfidoj publikisht:
-Edi Ramën, pa diplomë, doktoraturë plagjiaturë dhe me çrregullime personaliteti!
-Lulzim Basha, pa diplomë! Pretendon ka filluar studimet në Universitetin e Utrech në 1993, por nuk ka data diplomimi.
-Monika Kryrmadhi, doktoraturë plagjiaturë (që e bëmë publike me Vladimir Kola) qe e ka mbrojtur në ekonomi, jo në fushën e biokimisë ku ka mbaruar studimet
-Erion Veliaj, pa diplomë!

Po ti Taulant Balla, pse nuk e nxjerr doktoraturën plagjiaturë në Rumani? Nga fortolia e parlamentit e bëre? Pse takohesh me përfaqësuesit e universiteteve? Po i korrupton?

Nxirrni diplomat dhe nëse gënjej më hidhni në gjyq për mashtrim! Majft më me gënjeshtra, mjaft u tallët me këtë rini që po kërkon garanci për të ardhmen, mjaft me genocidin antishqiptarë! E gjithë shoqëria shqiptare duhet të mbështesë rininë plotë potenciale!



26 Comments

  1. Nga Besjana LUSHAJ

    Taulant kam kohë që të ndjek e kam po aq kohë që dua të të them nja dy fjalë.

    Dy fjalë për ty e dy fjalë për ata njerëz që po investojnë besim tek ti.

    Para se të hyj e të shkruaj atë çka besoj duhet thënë pastër e qartë më në fund, dua të sqaroj që unë jam nga ata ish-studente te UMT-së që nuk kam aderuar në asnjë parti, e që nuk jam ofruar ndonjëherë të përdorem nga dekanë e profesorë për fushatë.

    Tani të kthehemi tek kryesorja:

    Ti Taulant u largove nga FM në 2012.

    Përpara largimit u angazhove në protesta të studentëve të mjekësisë për largimin e ish-dekanit, i akuzuar gjërësisht për abuzim me detyrën.

    Bashkë me miqtë e tu te Almedicus, u vutë në shërbim të Bajram Hysës, ish-kancelarit të fakultetit.

    Ai sapo kishte hedhur kandidaturen për dekan të fakultetit te mjekësisë, dhe pati idenë brilante të mblidhte rreth vetes Taulantin me shokë për ti bërë fushatën.

    Prapë për të sqaruar për ata që nuk e dinë, z. Bajram Hysa ka mbaruar për ekonomik; është njohur që herët si një nga sekserët me tē hershëm në fakultetin e mjekësisë.

    Këto i dinte shumë mirë dhe Taulanti me të tjerë, të cilët gjithsesi vendosën të pozicionoheshin krah kandidaturës së individit më të pashkolluar nga të gjitha kandidaturat e tjera.

    Zoti Hysa fitoj me votë dhe u zgjodh dekan i fakultetit te mjekësisë.

    Sapo zuri atë pozicion nuk vonoj t’ua merrte provimet e mbartura Taulantit dhe te tjerëve.

    Sipas miqve të kursit Taulanti kishte 6 provime të tilla vitin e fundit.

    Shumë ish-shokë klase pretendojnë që Taulanti as nuk ishte në Shqipëri, në momentin që këto provime u bënë.

    Në mes të studentëve si ekselent njiheshin persona të caktuar por të gjithë ngelën të shokuar, kur bursat për në Bolonja dhe më pas ato të Erasmus i morën Almedicus-at. Këta të fundit, njiheshin për aktivizëm e aderime në parti, por jo për rezultate ekselente në shkollë.

    Asnjë nga ekselentët e vërtetë nuk ishte informuar për keto bursa, aplikimet u mbajten të fshehura dhe me to Bajrami gostiti ata që e kishin ndihmuar te bëhej dekan.

    Teatri i ekselenteve të shtirur vazhdoj dhe mori jehonë kur në ceremoninë e 60 vjetorit të fakultetit, bursantët morën dhe çertifikatat e ekselencës, në një kohë, që ekselentët e vërtetë ishin ulur nga rreshtat fund salle, e po bënin plane si ti ikin këtij vendi e padrejtelësisë që ju bë.

    Por, historia nuk mbaron këtu.

    Ti ike Taulant dhe ua le të tjerëve të vuajnë pasojat e zgjedhjes së klanit të zotit Hysa në krye të universitetit.

    Gjate kesaj periudhe në degën e mjekësise u fshehën kuota, të cilat u mbushën me nipa e mbesa prokurorësh e deputetësh me 5700 pikë.

    Fakulteti degradoj në atë pikë që nuk ishte parë ndonjeherë.

    U lobua për kthimin në universitet, gjë që dhe u arrit.

    Zoti Hysa humbet mbështetjen politike të Berishës, shkarkohet për abuzim me fondet dhe universiteti më i ri në botë ishte i falimentuar.

    Bile, nuk kishte fonde as për të printuar diplomat e studentëve.

    Për asnjërën nga këto gjëra ti nuk e hape ndonjëherë gojën Taulant.

    Por, Bajrami iku dhe në krye të universitetit erdhi dikush tjetër.

    Atëherë Bajrami të aktivizoj ty sërish, e ti u shfaqe dhe njëherë nga hiçi duke shkruar artikuj se si duhej të ç’bëhej ( po e shkruaj ashtu siç e ke shkruar ti dhe pse saktë do ishte “zhbëhej”) universiteti.

    Ti dole dhe dhe mendimin tënd, pastaj u zhduke prapë.

    Para ca kohësh të shoh në Top Show duke denoncuar mungesën e kërkimit shkencor në universitete, me grafiqe dhe prova.

    Duhet ta pranoj, çdo fjalë ishte e vërtetë. Ato ishin prova te pakundërshtueshme.

    Pastaj hyj dhe shof grafiqet.

    Nga universiteti i mjekësise prekeshin nga kritika dhe demaskimi vetëm anëtarë të klanit kundërshtar të z.Hysa.

    Kjo njëanshmëri ishtë ashiqare dhe të bënte ty shumë pak të besueshëm si palë e tretë, asnjanëse.

    Akoma dhe sot Taulant ti nuk ke thënë gjysëm fjale për vitet kur zoti Hysa ishte në krye të fakultetit, nuk ke demaskuar asnjë nga klani i tij, në një kohë, kur të gjithe janë me plagjiatura!

    Bile, as sot kur ti je i lirë ta bësh këtë gjë, i pajisur me dijet dhe diplomat e universiteteve europiane, që ti aq shumë i reklamon.

    Njohuritë tua profesionale dhe diplomat, as unë po askush tjetër nuk mund ti përbaltim, ato janë tuat, të fituara nga ti

    Ajo çka shumë prej nesh vëmë në pikëpyetje është integriteti jot.

    Ti Taulant nuk ishe ekselent dhe more bursë ekselence; nuk fole asnjëherë kundër njerëzve që e vodhën realisht UMT-në.

    Sot, të shohim që dëshiron të vihesh në krye të një lëvizje që nuk të përket.

    Një lëvizje që është më e pastër se ti dhe se çdo emër i perveçëm.

    Me shumë miq,që ti njohim bëmat, diskutojmë e pyesim veten:

    A mos duhet ta mbështesim?

    Por, kur shohim se si ti e trajton kauzën si tënden, e veten si Mujo Ulqinakun, atëherë kujtohemi e kthjellohemi.

    Nuk thonë kot që zakoni apo del me shpirtin.

    Ne nuk e dime Taulant, se kush fshihet sot pas teje.

    Në kohën kur ishe student dihej nga te gjithe; ishte z. Hysa e pas Hysës ishte ish-Ministri i Arsimit.

    Por, sot nuk e dimë.

    Dhe për ta mbyllur po sjell një shembull se si funksionon media në atë vend e se si individe katapultohen në jetën publike të vendit.

    Kur u diplomuam, fakultetit ju deshën një vit e gjysëm te na nxirrte diplomat.

    Në fillim menduam që ishte hapur nja dy-tre herë tender për karton e bojë, siç ndodh rëndomt në universitet shqiptare.

    Por, gaboheshim pjesërisht, tenderat ishin hapur e diplomat ishin printuar-veçse ne figuronim me numër matrikullimi të gabuar-pra, nuk figuronim fare.

    U nisem të dalim në media, se besuam që s’ka media që nuk do e paraqiste një turp të tillë.

    Ishte skandal shumë i madh e s’do e humbisnin mundësinë për pak zhurmë e audiencë.

    Por, s’na përfilli njeri.

    Ndërsa në rastin tënd, dyert e mediave u hapën të gjitha njëherësh.

    Uroj Taulant që mos ti presësh ata student ne besë, mos t’ua vrasësh shpresën.

    Mos kërko të bëhesh kryehero me zor.

    Vendi nuk ka nevojë për nje Edi, Erjon, Ilir, Sali, Lulzim tjetër.

    Shqipëria ka nevojë për njerëz të ndershëm e të ditur!

    Unë po i hedh të vërtetat e mia këtu, po marr përsipër dhe sharjet e etiketimet që mund të vijnë nga njerëz me kokë e pa mend e nga njerëz me mend e pa kokē.

    Mbaj përgjegjësi morale për çdo gërmë dhe koha le ta vërtetojë.

    1. Pershendetje, e vleresoj faktin qe ke dale me emer e mbiemer, dhe mbase dhe keto qe thua jane te verteta kte se vertetoj dot, POR KOHA QE KJO MBASE E VERTETE THUHET ESHTE JO E PERSHTATSHME, kjo mbase e vertete duhej thene nqs eshte e tille diten qe ai mori nje post shteteror si zv minister, ne kete moment ai mund te ishte i demshem per shoqerine, tani eshte i demshem vetem per kasten ne pushtet. Gjithsesi eshte me e rende nqs kryetari i opozites qe ka qene dhe minister e i jashtem per me teper apo kryetari i bashkise qe ka qene dhe minister mos kene diplome… eee pa folur per doktoraturat se eshte mhb me vete,,,,, pavaresisht vleresimit per individin ne fjale DICKA DUHET THENE QE KJO ESHTE SHUME E KOLLAJTE TE MBYLLET NQS NUK ESHTE E VERTETE MJAFTON TE PUBLIKOHEN DIPLOMAT E DOKTORATURAT, me duket kerkese minimale per te krijuar kaq pershtjellim, gjithmone nqs i kane ??

  2. Oooo ca bohet ne kte vend hajdutesh
    Hallall plako, bravo Muka
    Kur fallsifikohen dipllomat e politikanve, imagjino sa e lehte esht me fallsifiku tenderat, burg plehrave odiner sa me shpejt

    1. ahahah.. po Rama e ka mbaruar unversitetin ne kohen e Enverit o lumadh.. ku kishte athere pa diplome. Si do punonte Rama si pedagog pa diplome..

      Ndersa per Lulzim Bashen eshte e sigurte se nuk ka diplome se nuk e mbaroi masterin ne hollande. E frekuentoi vetem 3 jave dhe pastaj u ‘ zhduk’ . Thone se ka bere nje kurs nje vjecar te CIAS ne Roterdam. Dhe detyrimisht nuk ka diplome. Mastri ne Utrech per juridik ishte thjesht ‘ mbulese’ per te fshehur kursin e CIAS.

      Ndersa per Veliajn , nuk e di.. edhe mund te kesh te drejte.

  3. Ne qofte se jane te verteta ato qe ka paraqitur autorja e ketij komenti te gjate, Taulant Muka qenka vete nga ata njerez te klaneve qe mundohen te perfitojne duke bere te zgjuarin ,me te diturin ,me te pergatiturin ne kurriz te te tjereve duke perfituar nga aferat e njerzeve me pushtet .Uroj qe kjo t’ja kete cjerre masken ketij njeriu qe po na del dhe po na ben njeriun me ekselent qe kane nxjerre unversitetet,duke na nxjerr ne c’do fraze ;ja une ku i kam.–po ju?Po lind pyetja ;si mundet ti kesh marre keto ti?Ka mundesi te te hetoje ndonje tjeter edhe mund ta demaskoje duke thene te verteten .Nuk me mbetet gje tjeter vetem nje titull te nje filmi duhet ta adaptoj ndryshe.

    —–Taulanti kerkon nje -HU-[dhe jo kerkon nje moter.]

  4. Ky Muka jo vetem qe eshte SHUME KATUNAAAAAR por edhe kerkon te shpife…… Ed Rama studioi ne kohen e Diktatures se Kuqe Enverb*thqiste e natyrisht jo vetem qe ka diplome por ka qene edhe pedagog (pastaj se si e qysh kjo eshte pune tjeter)…….. Basha diplomen e ka bere ne Shqiperi per Juridik ne Holande ka qene per Master pastaj a e ka bere apo jo ate apo ka bo naj kurs tjeter spiunazhi kjo eshte pune tjeter.

  5. Besjana Lushaj ,nese ky eshte vertet emri yt dhe nese gjithecfar shkruan jane te verteta atehere te lumte per zgjuarsine dhe guximin .Bajram Hysen e dine te gjithe qe ka qene nje njeri i superkorruptuar.Por nese ky Taulanti eshte ashtu sic shkruan ti Besjana atehere turpi ta mbuloje dhe harram e paste qe tallet me njerezit.Ne fakt nje cudi eshte, nga doli ky djale e po behet protagonist??? Kush fshihet pas tij??? Dhe eshte e vertete qe te gjitha mediat i kan hapur dyert ketij Taulantit. ???????????????????????? e mbulojne kete djale.

  6. kjo esht vet plagjiture masi kto i ka kopjue nga Kastrioti tpakten nja pes vjet qe ka analizue kto figura

  7. Ne fakt qe ne fytyre duket si skuth.Hedh cdo dite shashka, duket qe dikush e paguan se nuk duket ajo rrace patrioti qe la gjighcka jashte dhe po rri ketu te beje sakrifica.Shume person i cuditshem e njekohesisht i dyshimte persa ben e persa flet.Aman postin
    e zevendesministrit e pranoj urgjentisht

  8. A ka Prokurori ky vend që njerëz pa diploma apo me doktorata plagjiaturë vazhdojnë të drejtojnë këtë shtet të qelbur?

  9. Ky qeka kalama fare,as qe erruan njeri per ty Muka sic hyre kot ashtu edhe dole.Po te kontrollosh dipllomat me siguri rreth 70% i kane fallco ose hic.Rama e ka dipllomen se ka mbaruar ne kohen e Enverit kur sheteti ishte shtet ,Veliaj mori alamet dekorate nga Universiteti ne Amerike kurse Balla dhe Moniqa nuk dihet origjina.Muke shko mbytu ,qeke borgjez shko dhe fut baben shofer ne ambasade.Me dipllomen tende shko tek Mziu i Kamzes se ai ka edhe ambasador te kamzes.

  10. Besjana Lushaj, nje lloj virusi ? si Sali Lusha e kompany, mos na caj trspin, lere djalin ne rrugen e tij, te na shpetoje njehere e mire neve dhe showerine shqiptare. Boll me kundra akuza dhe konjuktura. Nuk mban me uji pilafi. Gjysma shtetit shaiptar md diploma fallco spo pa ato fare, ti ben ger ger kerr. Rrace e keqe

  11. Vertet, ashtu pyesnin edhe per lali Veliajn. Vetem se pergjigje nuk keni marre edhe sot. Po sigurisht qe nje shtet apo fuqi e huaj i ka rekrutuar. Akoma ju?! Si detyre kane te avancojne interesin e njerin apo tjetrit (te huaj). Ndaj instalohen ne politike dhe mbeshteten sepse duhet te arrijne ne vendimmarrje. Pasi arrijne vazhdojne detyrat. Kur nisin e bezisin, hopa, jane gati te tjeret, njesoj si ata. Se harrova, si forme pagese kane pushtetin, te bejne cte duan sa kohe e kane. Me nje fjale si thote populli ‘te bejne na nje lek’. Andaj ngas llafin i ashtuquajturi ‘faktor nderkombetar ‘ nuk e rrun hic ca behet sa kohe interesi tyre ecen. Llafi qe bie, psh., si te bejne vijat e kufirit ne ballkan, te cpojne na nje pus naft-gaz ne Jon (por te grekut ama), te sjellin na nje mbetje kimike se ashtu eshte muabeti, apo refugjate (medemek kemi territor por popull lesh), apo me I fut drune ndonje dhiplomati se I eshte ngritur njerit. Vetem nje gje mungon, interesi i Shqiperise dhe shqiptareve. Keshtu qe, ishte e do te behet! Te na fali ai i Frasherit, ramet paste, por mire qe I ka vene shpatullat dherit se do ishte cmend po te ishte sot. Ore dini gje, albtelekomin e mori bullgari, librazhdi apo Dr. T. Ballai?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *