• |
ide | kryesore

“Do ti kthejmë reston Skënderbeut”: Cungu lëshon sfidën dhe mohon të ketë një cështje-Reginaldo

Sport



Kukësi-Skënderbeu, koha për të kaluar tek nga fjalët tek veprat. Kukësi duhet të fitojë për tu future në objektivin titull dhe tekniku Armando cungu e di mirë këtë gjë. Përplasja e kreut është mundësia më e mirë për Blutë për të ngushtuar diferencën që e ndan nga vendet e para, për më tepër që një fitore do të bashkonte në kuotë të barabartë pikësh 30 me kampionët në fuqi.

Në fazën e parë verilindorët dolën të mundur nga Korca, por Cungu ka bindjen se do ti kthejë reston bardhekuqve: “Jemi rivalë për titull. Pavarësisht ndeshjes së parë, që vetëm rezultati nuk na kënaqi, sepse loja ishte e mirë. Shpresojmë t’i kthejmë nesër reston Skënderbeut. Si zakonisht kemi shqetësime, por të vogla. Kur ke 25 futbollistë,nuk mund të ankohesh për dëmtime”.

Reginaldo është pika më e nxehtë në kampin kuksian. Jo për faktin se mozambikasi ka shënuar vetëm një gol në dy muajt e fundit, pasi e nisi kampionatin me marshin e pestë, por sepse sulmuesi nuk është i ri në debatet me Cungun apo Kalanë. Megjithatë tekniku shkodran tregon se dilemat e vetme në lidhje me Reginaldon lidhen vetëm me një traumë që sulmuesi e ka marrë me vete prej javësh…

“Nuk ka probleme. Ka pasur shqetësim të lehtë që para 2-3 javësh, por është stërvitur dhe në fushë nuk kurshet. Nuk më ka pëlqyer që është në faqen e parë të gazetës. Nuk ka lidhje me lindjen e fëmijës, i kemi dhënë leje para se të iknim në Gjirokastër. Më pas erdhi me dëshirën e vet, për të cilën e kemi falenderuar. Do shohim nëse është i gatshëm. Është një nga ata që jep maksimumin në stërvitje dhe nuk ka shfaqur problematika serioze. Pas ekzaminimeve ka rezultuar një traumë e lehtë, diçka norma për futbollin. Nuk ka asgjë serioze”.

Lajmet e mira për Kukësin vijnë nga kapiteni Shameti, që ka rikuperuar dëmtimin, duke qenë në dispizicion të teknikut Cungu, ashtu sikurse edhe Shkodra, që duhet të shtrëngojë dhëmbët për një dhimbje, që nuk do ta mbajë larg sfidës së rëndësishme me Skënderbeun.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *