• |
ide | kryesore

Libertadores/ Madridi blindohet për River-Boca: millioneros aleancë me tifozët e Rayo

Sport



Akti i fundit i finales së Kupës Libertadores mes River Plate e Boca Juniors më në fund është gati të nisë. Pas trazirave, me sulmin ndaj autobusit të xeneizes, në 24 nëntor pak orë nga fillimi i ndeshjes së kthimit në Munemental, të dielën (ora 20.30) dy skuadrat argjentinase do të diskutojnë trofeun në Santiago Bernabeu të Madrid, duke nisur nga 2-2 e ndeshjes së parë.

River Plate e Boca Juniors kanë mbërritur në Madrid, me pak orë distancë nga njëra tjetra. Millonarios kanë mbërritur natën në kryeqytetin spanjoll dhe do të stërviten në Valdebebas, struktura e Real Madrid. Xeneizes, janë ulur në Spanjë pasditen e djeshme dhe do të përgatisin ndeshjen në qendrën sportive të Federatës spanjolle në Las Rozas.

Madridi është blinduar totalisht në këto ditë nga forcat e rendit për të evituar cdo lloj trazire e për të mos lejuar të përsëritet ngjarja e Argjentinës dy javë më parë. Paralajmërimi për autoritetet spanjolle është dhënë në fakt, kur pak orë përpara nisjes së Boca për në Spanja, Bombonera u evakuua për një alarm bombe, që më pas rezultoi fals, pas ndërhyrjes së policisë.

Autoritetet spanjolle ndërkohë kanë kthyer në Argjentinë Maxi Mazzarro, një nga liderët ultras të Boca, që mbërriti dje në aeroportin e Barajas. I njëjti fat edhe për ultrasin tjetër të Boca, Jonhatan Devoto. “Policia do të kthejë cilindo që ka precedentë penalë. Duam të evitojmë rreziqet e incidenteve, rrendi publik është prioritet”, ka shpjeguar Guillermo Madero, përgjegjësi i sistemit të sigurisë për eventet sportive.

Ndërkohë është rritur niveli i alarmit në Madrid për binjakëzimin e tifozëve të River me ata të Rayo Vallecano (Los Bukaneros). E në Buenos Aires njoftojnë arrestime të reja për incidentet e 24 nëntorit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *