• |
ide | kryesore

Fukui gol dhe dedikim kundër Luftëtarit: katër pikë në tre ndeshje dhe lojtarë që luajnë të dëmtuar për Gjokën

Sport



Kamza nuk bën gabime në ndeshje kundër fitorja ishte domosdoshmëri dhe triumfon përballë Luftëtarit 1-0, duke e ngushtuar tashmë zonën e mbijetesës me katërt skuadra, që diferencohen nga katër pikë.

Në sfidën për javën e 16-të të Kategorisë Superiore skuadra e Ernest Gjokës ka marrë një fitore shprese, duke thyer dhe njëkohësisht duke iu afruar në renditje, një rivali direkt si gjirokastritët.

Masato Fukui vendosi në minutën e 33-të me një gol special, që ka patur edhe një dedikim të ndjerë nga japonezi. 30-vjeçari, ia ka dedikuar golin vëllait të portierit Avdyli, që humbi jetën tragjikisht disa javë më parë, duke i shtuar kështu edhe më shumë vlerë golit të tij.

Kamza shkon në kuotën e 12 pikëve, duke i lënë edhe njëherë vendin e fundit Kastriotit. Situata ka ndryshuar për mirë në Kamëzmjafton të futesh në llgari pikësh: pas humbjes në debutim kundër Kukësit (me një penallti evidente të mohuar), tekniku vlonjat ka marrë pikë në Lac dhe fitore kundër Luftëtarit, me bilancin e 4 pikëve në tre ndeshje që kur është ulur në pankinë. “Në këto lloj ndeshje, nuk ka intereson bukuria – tha Gjoka pas ndeshjes -. E rëndësishme është që me çdo lloj mënyre të arrinim qëllimin. Ky ishte qëllimi ynë sot, që të merrnim 3 pikët”.

Problemi i vetëm në këtë situatë, sic e shpjegon vetë trajneri i Kamzës është se një numër lojtarësh sakrifikojnë të dëmtuar, duke qenë se alternativat janë të pakta. “3 lojtarë kryesor u detyruan të dalin nga fusha të dëmtuar. Frashëri bëri sakrificë dhe ndenji 60 minuta i dëmtuar, por kjo fitore ishte shumë e rëndësishme. Na duhej patjetër” përfundoi Gjoka.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *