• |
ide | kryesore

Inter dridhet: Kundër Tottenham, Messi e Coutinho e pastaj gjithë të rinjtë

Sport



Askush nuk dyshon në seriozitetin e Barcellona, ashtu si e tha vetë Spalletti në konferencë shtypi, por lajmet që vijnë nga katalanasit pak ngjajnë të mira për Inter. Turover pothuaj i plotë për Ernesto Valverde, në ndeshjen e Champions kundër Tottenham, në të cilën blaugrana janë të kualifikuar, ndërsa për anglezët është decizive.

“Otra oportunidad para los canteranos”, shkruan një artikull i El Mundo Deportivo. Një tjetër mundësi për djemtë e të rinjve. Që në rastin e Barcellona janë gjithnjë lojtarë të mirë, por që mund të mos jenë mjaftueshëm për të marrë një rezultat pozitiv kundër Tottenham. Anglezët duke fituar do të kalonin grupin, falë ndeshjeve direkte me Inter.
Në portë e sigurtë është që do të luajë Cillesen, që sheh fushën pas një kohe shumë të gjatë në pankinë. Në sulm Messi ka nevojë për minuta dhe Valverde la të kuptohej se do të jetë në fushë. Suarez do të pushojë, ndërsa ofensiva do të kompletohet me Coutinho e Munir. Vështirë se luan Dembelè, i ndëshkuar për vonesën prej dy orësh në stërvitjen e të dielës.

Mbrojtja komplet e rinovuar: në qendër titollar Lenglet, por mund të ketë hapësirë edhe për të riun Chumi, ndërsa majtas tekniku do të shoh në aksion Miranda, me Vermaelen e Semedo të vetmit që mund të ofrojnë eksperiencë. Braziliani Arthur ka nevojë të luajë, ndërsa për Denis Suarez duket një nga mundësitë e fundit: nëse nuk luan edhe kundër Tottenham, do të thotë se kësaj skuadre nuk i duhet më. Vidal është një nga lojtarët që ka fituar terren në sytë e teknikut, ndërsa në Spanjë presin që Aleñá të luajë nga minuta e parë, me minutazh teorik edhe për dy lojtarë të akademisë, Riqui Puig e Oriol Busquets.

Asgjë për tu cuditur, duke qenë se Valverde në konferencë për shtyp lajmëroi se nuk ka asnjë ndryshim nga sezoni i kaluar, kur në ndeshjen e fundit Sporting Lisbona erdhi në Camp Nou i detyruar për të fituar që të kalonte turnin. Tekniku bask në atë rast bëri turnover të gjerë, me vetëm tre titullarë në fushë dhe përsëri fitoi. Problemi është se Tottenham është një skuadër me potencial krejt tjetër nga portugezët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *