• |
ide | kryesore

Rama vazhdon avazin, i premton studentëve më shumë se ç’kërkojnë

Lajme, Të fundit



Edi Rama ka reaguar sërish për protestën e studentëve, duke shkruar në Facebook se gjithçka duhet bërë tani është të flasë së bashku me studentët, pasi 8 kërkesat e studentëve janë vetëm pikënisja e një faze të re transformimi të botës sonë universitare.

“Të dashur studentë protestues, gjithçka na duhet tani është të ulemi dhe të flasim.

8 PIKAT janë për mua vetëm pikënisja e një faze të re transformimi të botës sonë universitare. Dhe këtë transformim mund, duhet e do ta bëjmë VETEM SE BASHKU, përmes një Pakti për Universitetin mes studentëve dhe qeverisë.

Adresimin e 8 PIKAVE duhet të nisim pa humbur kohë. Kemi punë për të bërë dhe nëse doni që uljen e tarifave ta mbyllim para pushimeve tuaja të Vitit të Ri, s’ka realisht minuta për të humbur me llogjet e kazanëve dhe rrugët shkencore të Doktorreshë Monës e të Profesor Lulit.

Unë jam gati dhe s’kam asnjë kusht, prandaj bëhuni mbarë e më çoni fjalë, kur e ku doni të takohemi. Përqafime dhe kurajo, sepse do ju duhet shumë kur ta kuptoni që kjo që keni nisur është ku e ku më e madhe, sesa ato 8 PIKA:-)” – shkroi Rama.



13 Comments

  1. Ky duket sikur po lutet duke qare, me kete kerkese per te biseduar, tani, pas kaq vjeteve ne pushtet, per gjera qe nuk ka bere.

    Eshte i pabese.

    Me Kuksianet nuk u ul te fliste, se i percau dhe opozita i tradhetoi, dhe i vuri Doganen me pagese tek dera?

    Numri protestuesve i kall daten. Nuk ka propogande qe ti beje balle. Propoganda ngeci ketu.

  2. Ky kujton si do ti trembe me njerzit me heqjen nga administrata!! Administrata s’del ne proteste se jane sahanlepiresit e tij! Protesta vazhdon!

  3. Vetingun pranojne te behet vetem per policet, gjykatesit, prokuroret, pedagoget e ku di une. Per Deputetet JO. Na veton populli cdo 4 vjet thone. Sa te zgjuar.

  4. Meq te degjova te marresh shembullin e familjes diku… ky rast nuk eshte rasti i femijes se pabindur dhe problematik qe kerkon leke dhe ve kushte familjareve, po eshte rasti i familjes ku kryefamiljari pijanec dhe kumarxhi vjedh familjen e vet dhe femijet i kerkojne qe te mbaje pergjegjesite qe i takojne te punoje dhe tu mundesoje arsim.

  5. Karagjoz Sharlatani: “Ca do të thëm unë që s’jam drogaxhi??! ” Jo vallahi!!! thotë:

    Po na
    Perqafon kucedra per me teper e drogume, u huhuhu huh
    Po
    Do ta bëjmë Jo si the ti: VETEM Se BASHKU
    Por tamam
    Përmes një Pakti për Universitetin mes studentëve dhe qeverisjen,
    Por Jo me ty KM.
    Ti mbahu me ngelsit, Sharlatan karagjoz I papam,

    DOLI Qe ke SHOK veç LalaMortjen, BIJ TE DENJE te DordolecitSorres.
    ZOTI j, u dhonpte naj gjo me ne fund, Tirana.

  6. Po flet ndryshe ky qe vetem te talle e te perbuze njerzit di.
    Kuksianet i quajti qenje zoologjike kurse tani nga frika e ka mrudh gjuhen drogaxhiu.

  7. Vetem ne Shqiperi ndodh qe Kryeministri gjen lloj preteksesh dhe fajin ja kane te tjeret per paaftesine dhe korrupsionin. Uthulla e forte prish enen e vet thote populli, kshu dhe puna jote o bojaxhi pallatesh. As ne nivelin e Ramiz Alise nuk po tregohesh o diktator i heshtur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *