• |
ide | kryesore

Shqiptarët të katërtët në botë me dëshirën për t’u larguar nga vendi

Lajme, Të fundit



Sipas kompanisë së sondazheve Gallup, 60% e shqiptarëve nëse do të kishin mundësi, do ta braktisnin Shqipërinë.

Shqipëria renditet në vend të katërt, sa i takon prirjes për emigracion pas Sierra Leones, Liberisë dhe një shteti të shkatërruar si Haiti.

Nga 2.87 milionë banorë që ka Shqipëria, 1.7 milionë duan të largohen nga vendi.

Dy shkaqet kryesore që kanë renditur shqiptarët për t’u larguar nga vendi janë: ekonomia dhe mungesa e shërbimeve.

Për të zbutur prirjen e popullsisë për largim nga vendi, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka deklaruar se Shqipërisë i duhet një rritje më e lartë ekonomike dhe investime në sektorë prioritarë si arsimi dhe shëndetësia.



9 Comments

  1. Un jetoj ne itali, po dhe un kam qef te largohem mundesisht angli amerik. Njeriu gjithmon kerkon per me mire. Dhe dicka tjeter, ne shqipetaret vetem patriota nuk mund ta quajm veten.

    1. Qani, un jam diplomuar dhe jetoj ne Milano por nese vendi do me ofronte nje pune, rroge te denje mbi te gjitha rend, shendetesi dhe arsim dinjitoz qe neser ne mengjes e mar avionin per Tirane.
      Ndaj thirri mendjes dhe mo fol gjera te pa kuptimta, nqs nuk ke mundesi ta ndalosh te keqen te pakten mos e perkrah sic po ben ti me dashje apo dashje.
      Qofsh mire!

  2. Qeveri Fasadash. Lopa, bari , gomari e mullari eshte fotoja e merituar e kesaj qerrevie. Jo te ikesh po me vrap me pas mundesi me sekonda. Si nuk mendojne se cfare kan vjedh ne arsim, cfare vuajtjesh e stresesh, cfare denigrimi e shkatrrimi ju kan ba studentave??!! Si more tane larot e balot mavi jan turr me shqy. Edhe lekt e bordeve 350 mije ne muaj i fshine. Te keqen e fsheses me korent, eshte lule para ktyre me te vertete qelbsira. Cfare vjedhjeje makaber te konviktet e inxhinierise, cfare pederasti te mardhenieve me publikun. Edhe fondet jane te qeverise Gjermane. Cfare bani more Gjermane? Sa familje azilkerkuesish shqiptare shpetoni e i integroni? Sa femije e studenta do te ndiheshin te tille. Do ti shpetonit nga kandidatura e te qenit Ardit (qofte mire me zotin)

  3. E tmerrshme! Te mendosh qe jo me larg ae 10 vite te shkuara ekonomia e Shqiperise ishte e dyta mbas Gjermanise!

  4. Shqiptaret jane rrota kari…kur dalin ne emigracion behen pishman si drreqi por esht vone dhe pastaj nisin e ankohen se ju qihet nena ne emigracion. Hajvone me bisht..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *