• |
ide | kryesore

Berisha tregon dallimet dhe ngjashmëritë midis dy protestave të dhjetorit

Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në programin “Open” të Eni Vasilit ka treguar se ndihet i kënaqur për protestën e studentëve.

“Jam jashtëzakonisht i kënaqur për këtë kryengritje, me këta të rinj që po shkundin qeverinë, e cila ka nisur prej vitesh një proces shpartallues dhe shkatërrues të arsimit në vend. Ata po kërkojnë të drejtat e tyre sot, por po i bëjnë një nder edhe të ardhmes së vendit, ndaj mund të them se ky dhjetor, ngjan me atë të vitit 1990”, deklaroi Berisha.

Ndërsa më tej Berisha bëri dhe një krahasim mes protestës së studentëve në 1990-tën dhe atë të tanishmen.

“Në vitin 1990 studentët shkuan në takim me Ramiz Alinë, pasi kishin njëfarë besimi ndaj tij, por në fund u zhdëpën në dru nga njerëz të regjimit. Studentët sot po refuzojnë dialogun me kryeministrin, pasi kanë një ndjenjë të theksuar mosbesimi ndaj tij dhe sjelljeve të tij. Ata nuk besojnë se ram,a e ka seriozisht për të zgjidhur kërkesat e tyre dhe problemet e arsimit në përgjithësi, ndaj nuk shkojnë në negociata”, u shpreh Sali Berisha.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *