• |
ide | kryesore

Kjo është arsyeja përse DiCaprio u detyrua të kthente çmimin Oscar

Paparazzi, Slider



Për vite të tëra imazhi i Leonardo DiCaprio-s u bë meme, pasi çdo “Oscar” pretendonte që të vlerësohej me çmim nga Akademia. Më në fund ai arriti ta rrëmbente çmimin “Oscar” me rolin e tij në filmin “The Revenant”, në vitin 2015.

Por më i tmerrshëm është fakti që, aktori 44-vjeçar u detyrua që të dorëzonte një nga çmimet “Oscar” që zotëronte.

Mos u shqetësoni nuk është kupa e artë që e meritoi në 2015-n, por është “Oscar”-i që fitoi Marlon Brando në vitin 1954, për filmin “On the Waterfront”.

Kjo kupë më vonë i është dhuruar DiCaprio-s nga financieri malazez, Jho Low, i cili e bleu kupën në një ankand për 600.000 dollarë.

DiCaprio ishte gjithashtu i nominuar me “Oscar” me rolin e tij në “The Wolf of Wall Street”, në 2013-n, një film i cili u financua nga Low.

Ku qëndron problemi këtu?

Low po akuzohet nga prokurorët për mashtrim ndaj një fondi investimesh për miliarda dollarë.

DiCaprio ka dorëzuar Oscar-in, si dhe një pikturë nga Pablo Picasso dhe çdo dhuratë që i është dhënë nga Low.

Akademia ka të drejtën të blejë çdo Oskar për 1 dollarë, kështu që ja ku do të përfundojë trofeu pasi të përfundojnë hetimet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *