• |
ide | kryesore

Haradinaj: Kemi të drejtë të mbrohemi, Serbia po bën propagandë

Lajme, Të fundit



Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur se Kosova ka të drejtë të mbrohet dhe se Serbia po bën propagandë sikur ushtria u krijua për ta përdorur kundër tyre.

“Kosova do të qëndrojë në të drejtën e saj për ta mbrojtur veten. Ushtria jonë vjen në paqe dhe propaganda serbe se Kosova do ta përdorë ushtrinë e saj kundër serbëve në Kosovë dhe fqinjëve, është e pabazë. Ushtria e Kosovës është moderne, multietnike dhe është rritur bashkë me partnerët tanë NATO-n e KFOR-in dhe do vazhdojë të qëndrojë në këto vlera”, u shpreh Haradinaj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *