• |
ide | kryesore

Kukësi/ Ëndërra mbetet Shkurtaj, por Reginaldo qendron

F1, Sport



Kriza e Luftëtarit ka hapur ankand për futbollitstët bluezinj dhe ata që kërkojnë të përfitojnë me shpejtësi janë kuksianët. Kampionati nuk është futur ende në pauzën dimërore, por Kukësi bën lëvizjen e parë dhe iniston për të dytën, me dy prej lojtarëve më të kërkuar në merkato: të dy nga Luftëtari.

Cështja që po diskutohet mes dy krerëve të klubeve Safet Gjici e Vangjel Tavo është Vasil Shkurtaj, lojtari më i kërkuar në Superiore. Nuk është vetëm cështje parash, në këtë tratativë, sepse për sulmuesin prolifik, që këtë sezon po tregon performanca të rëndësishme në cdo ndeshje, është i interesuar edhe Partizani. Hipoteza, ose më saktë ajo që mendohej se mund të vlente për të bindur Luftëtarin, të shesë lojtarin e tij më të cmuar, ishte kalimi i Reginaldos në një rikthim të bujshëm në skuadrën që e bëri të famshëm në Shqipëri.

Ajo që sqarojnë tek Kukësi është përjashtimi kategorik i hyrjes në tratativë me këmbim. Kështu, Reginaldo nuk do të lëvizë nga Kukësi, dhe konsiderohet shumë i rëndësishëm për skuadrën dhe Cungun, që ka idenë për të luajtur në dyshe me Shkurtajn. Vendimtar në këtë histori do të jetë vullneti i sulmuesit që ka shënuar në 16 javët e kampionatit 6 gola dhe një assist, duke qenë në ndjekje të Latif me 8 në garën për golashënuesin më të mirë.

Për Cungun, pa një organizator të mirëfilltë, dhurata e parë, me kërkesë të vetë shkodranit është Eduard Rroca. 25 vjecari ka firmosur zyrtarisht për klubin verilindor, sic e ka pranuar edhe vetë, një kontratë 2.5- vjeçare me opsion rinovimi për një sezon tjetër. Akordi u arrit për shumën e 50 mijë eurove, në një takim të dy presidentëve Gjici e Tavo, duke qenë se lojtari kishte edhe një vit e gjysëm kontratë të mbetur me bluezinjtë. Rroca që ishte për një kohë të gjatë i dëmtuar, ka rikuperuar formën fizike, duke u konfirmuar një lojtar me peshë, pavarësisht pozitave të gjirokastritëve.

Blutë e kishin bërë të qartë se do të ishin fort aktiv në janar, nëse do të ishin në distancë të pranueshme me kreun. Drejtori Sportiv Nexhipi dhe numri dy i klubit Ramadan Ndreu po vlerësojnë edhe disa alternative nga kampionate të huaja, por pa ndonjë objektiv specific.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *