• |
ide | kryesore

Drew Barrymore tregon anën e saj depresive (Foto)

Paparazzi, Slider



Drew Barrymore i ka vënë vetes një qëllim, ti tregojë fansave dhe ndjekësve të saj që edhe artistët e kategorisë A në Hollywood, shpesh kanë të njejtat probleme si ata, duke e treguar veten në situata përtej shkëlqimit të make up-it dhe dritës së kamerave.43 vjeçarja i dha njerëzve një dozë realiteti teksa ditën e djeshme postoi në Instagram dy foto të cilat bëjnë kontrast me njëra tjetrën. Në të parën, ylli i “50 Takimet e Para ” buzëqesh teksa pozon për një set fotograik dhe duket më e bukur se kurrë. Ndërsa në tjetrën, Barrymore duket e dëshpëruar dhe duke qarë, në një ditë të zakonshme të saj. “Shpesh ndaj me ju gjëra të bukura dhe plote shkëlqim. Unë mund të jem e tillë pas dy orësh tualet dhe falë ndriçimit dhe fotografisë me kualitet. E bukur ndihem dhe në ditët që bëj palestër sepse puna që kam bërë më bën të ndihem e tillë. Ajo që nuk mund të fsheh nga ju është se disa ditë janë të vështira dhe jo aq të bukura. Ndonjëherë jeta mund të të hedhë poshtë për një minutë, por ne qajmë dhe e marrim veten hap pas hapi. A më kuptoni?”- shkruan Drew në postimin e saj dhe ne mund ta kuptojmë totalisht, madje sa mirë që një nga yjet e filmit dhe kameras flet dhe për problemet e jetës së përditshme. Posti ka ardhur në linjë me fushatën që Barrymore ka nisur, të quajtur “Mënyra si ne e shohim”, e cila ka për qëllim të sqarojë keqkuptimet apo stereotipet për gjërat e bukura të jetës por edhe për gjëra reale si prindërimi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *