• |
ide | kryesore

Rama flet pas mbledhjes së kryesisë, e hapur mundësia e ndryshimeve në qeveri

Lajme, Të fundit



Pas më shumë se 5 orë diskutime është mbyllur mbledhja e kryesisë së PS-së. Pas saj ka folur kryeministri Edi Rama që tha se është diskutuar për qeverisjen në këtë vit të parë të mandatit të dytë dhe për protestën e studentëve.

“Çdo ditë ka gjëra për t’u përmirësuar, sepse nuk jemi të pagabueshëm. Në vakuumin e lënë nga opozita, është një sfidë më vete të vetëkorrigjohemi në vijim.
Kemi folur për partinë, organizimin në tërësi, mekanizmat e komunikimit, domosdoshmërinë e një raporti me shoqërinë ku shoqëria e zëri i shoqërisë të gjejë më shumë hapësirë dhe dëgjimin që meriton në partinë tonë.

Kemi diskutuar për protestën, arsyet, faktorët dhe domosdoshmërinë që ta mëshirojmë si duhet mishërimin real që është transmetuar në formën që ajo mori nga shumë studentë të cilët i thonë vetes apoliltikë, por që në këtë rast e kanë shkundur politikën në raport me vetveten, i kanë dhënë një shuplakë qeverisë. Reflektimi pas kësaj shuplake do të vazhdojë.

Ndryshime në qeveri?

Çdo gjë hap pas hapi. Unë nuk them fjalën e fundit të parën. Unë di radhën e lëvizjeve, pasi gjithmonë mendohem gjatë para se të bëj lëvizjet. Ne do të bëjmë të gjitha gjërat e duhura dhe do t’i përgjigjemi me dinjitet shqetësimit të studentëve, por do të shkojmë përtej këtij shqetësimi, sepse ka ende shumë për të bërë dhe pavarësisht rezultateve që janë arritur, njerëzit meritojnë shumë më tepër akoma. Dhe në këtë aspekt kemi shumë për të korrigjuar. Kemi bërë gabimet tona, gabime që i bëjnë të gjithë ata që ndërtojnë dhe që marrin përsipër sfida të mëdha, por e rëndësishme është të mësojmë prej gabimeve dhe të shkojmë përpara. Po e lexojmë me shumë kujdes mesazhin e protestës”- tha Rama.

Në përditësim…



10 Comments

  1. lora te pista politke ushqim per popullin por dhe per kazanin mediatik plot e perplote SHQIPERIA DO HAJ ME LUGE FLORIRI 5-VJECARIN TJETER.

  2. Cfare do qe te besh , po me ne te njejten model do shkosh. Vecorite e sektit nuk i ndryshon, se veset e veprimet tuaja jane te pa ndreqeshme. Vetem vizita tende e dalja e diagnozes se sakte ka mundesi qe ta shpetoi sektin, dhe rrukullisja e ketij pushteti qe e ngrite mbi mashtrimin, bandat, e kanabisin. Ndryshkun e keni ne palce, mos u mundo te besh manovra mashtruesish sepse te ka dale boja, e s;ke fytyre qe te mashtrosh perseri kete popull.

  3. Vigjilenti ikanaleve rilindase, na ben me dije, ne kuptimin sic e kupton si gjithenje, IDIOTI, qe futet ne koment, KODOSHI, e mire ia thone, se e meriton ate epitet, se eshte origjinal me tipin qe na ka ky ndyresire.

  4. Nese ka akoma njerez qe pas 5 vjet qeverisjeje, dhe te gjitha cfare kane
    Ndodhur e besojne akoma demagogjine e Rames , me vjen keq, por kemi marre ate qe meritojme.

  5. Qe ne fjaline e pare “vakuumin e lene nga opozita” mund te them qe sja vlen ta zgjasesh me leximin. Sikur te ishte viti i pare i qeverisjes do ta kuptonim. Po pas 5 vitesh? Eshte vone.

  6. Je i cmendur kete e dime po jo kaq. Po ku do ti gjesh kaq hajna profesioniste? Per KKK ma te mire ske ku i gjen. Ne nje rast ke gjet ate micen anglishtfolese te financave dhe ndrrove me shpejtesi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *