• |
ide | kryesore

Fier/ Polici privat plagos kolegun në ambientin e punës

Lajme, Të fundit



Në Fier, një polic privat ka plagosur me armë kolegun e tij. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e punës. Goditja ka qenë e paqëllimshme në këmbë. 32 vjeçari me iniciale E.M, banues në Patos, me detyrë trup shërbimi në subjektin SHPSF mbeti i plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë së Fierit:

Policia e Fierit njofton se më 24 dhjetor, A.M, 58 vjeç banues në Fier, me detyrë trup shërbimi në subjektin SHPSF,  në ambientet e zyrave të policisë private gjatë dorëzimit të shërbimit, nga pakujdesia ka plagosur në këmbë me armën e shërbimit pistoletë kolegun.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *