• |
ide | kryesore

Pensionistët: Po të festojmë, nuk shtyjmë dot muajin

Lajme, Të fundit



Në prag të festave të fundvitit Fiks Fare vizitoi një familje pensionistësh për të parë nga afër se si ata ia dalin të festojnë natën e ndërrimit të viteve me pensionet që kanë.

Këtë vit, qeveria ka shpërndarë një bonus prej 5 mijë lekësh të reja për çdo pensionist, por a u dalin të ardhurat të festojnë siç duhet?

Gazetarët e Fiksit trokitën në derën e çiftit Kostalli nga Tirana. Të ardhurat që marrin çifti Kostalli janë 28 mijë lekë të reja në muaj. Burrë e grua të ulur, në prani të kamerës së Fiksit, të dy bëjnë llogaritë dhe listën e produkteve që ju duhet për festat. Sipas zonjës së shtëpisë, gjeli për Vitin e Ri dhe mishi i qengjit për Krishtlindje janë shumë të domosdoshëm. Pastaj vijnë fruta-perimet dhe pijet. Përbërësit e bakllavasë edhe mbi të gjitha 12 kokrra rrush që sipas saj sjell mbarësi. Me llogaritë e bëra dhe me shumë mungesa lista shkon diku tek 15 mijë lekë të reja. I zoti i shtëpisë tregon se drita, ujë, telefon dhe gaz kushtojnë rreth 7 mijë.

Për të blerë listën që të dy të moshuarit kishin bërë i shoqëroi edhe gazetarja e Fiksit. Të gjitha produktet në total shkuan rreth 18 mijë lekë të reja. Pra çiftit Kostallari për të shtyrë muajin i mbetën vetëm 3 mijë nga pensioni plus dhe bonusi i qeverisë. Ata shprehen një zëri që ndihma e vetme për të shtyrë muajin është ajo që u japin fëmijët. Nëse nuk do të ishin fëmijët për t’i ndihmuar ata do të blinin një pulë 500 lekëshe, pak sallatë dhe patate e kështu do ta kalonin Vitin e Ri.

Këtë vit produktet për tryezën e Vitit të Ri ju bënë dhuratë nga Fiks Fare. Vitin tjetër…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *