• |
ide | kryesore

Plumba shqiptarit 25-vjeçar pas festës së Krishtlindjes në Itali

Lajme, Të fundit



Kthehet në tragjedi festa e Krishtlindjes për një 25-vjeçar shqiptar që jeton në Aversa të Italisë. Ai u qëllua me një plumb në bark pas një sherri mbrëmjen e së hënës në qytezën Frignano. Policia italiane thotë se i riu shqiptar nuk është marrë ende në pyetje pasi vetëm 24 orë më pas ka dalë nga gjendja e rëndë ku ndodhej në spital.

Identiteti i të plagosurit nuk dihet ende. Për momentin janë të ndryshme hipotezat që kanë dhënë familjarët. Një grup hetuesish është duke e verifikuar ngjarjen nëse pas saj fshihet një përplasje për motive më të rënda dhe për të vënë në pranga autorin. Edhe në këto momente gjendja e shqiptarit të plagosur mbetet në rrezik për jetën. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *