• |
ide | kryesore

Sondazhi i Komisionit Europian: 93% e shqiptarëve pro anëtarësimit në BE

Lajme, Të fundit



Shumica e shtetasve të BE-së kundërshtojnë zgjerimin e bllokut me anëtarë të rinj në vitet e ardhshme, ndërsa vendet kandidate vazhdojnë ta mbështesin anëtarësimin. Këto të dhëna dalin në sondazhin e fundit të euro-barometrit të kryer nga Komisioni Europian.

Sipas sondazhit, në Shqipëri, rreth 93 për qind e pjesëmarrësve në studim vlerësuan se anëtarësimi do të ishte i mirë dhe vetëm 1 për qind mbajnë qëndrim negativ nga BE-së.

Anketa, e cila përfshin pesë vende kandidate për anëtare në BE, tregoi se shumica e qytetarëve serbë, 42 për qind e tyre, besojnë se anëtarësimi në BE do të ishte pozitiv për vendin, 22 për qind mendojnë se anëtarësimi do të jetë i keq, ndërsa 28 për qind mendojnë se nuk është as i mirë e as i keq.

Në vendet e tjera kandidate, 58% e maqedonasve, 45% e malazezëve dhe 35% e turqve mendojnë se anëtarësimi në BE është pozitiv. Por pavarësisht këtij optimizmit të qytetarëve në vendet kandidate, në BE, vetëm 43 për qind e qytetarëve e mbështesin zgjerimin me anëtarë të rinj në vitet e ardhshme.

Zgjerimi i Bashkimit Europian me anëtarë të rinj gëzon mbështetjen më të madhe në Spanjë ku pro procesit janë shprehur 71% e qytetarëve të pyetur, ndërsa vendi më euroskeptik është Austria, ku 58 për qind e qytetarëve e mbështet procesin e zgjerimit.



5 Comments

  1. 7% jane saliu luli dhe egjithe shpura e skiftereve e shpellareve qe I shkojne nga mbrapa qe nuk e duan europen,per hallet e tyre,po bejne te pamunduren qe kjo mos te realizohet,por nje Mut te madh do marin

  2. Nuk rrin dot qytetar dhe shpellar bashke bejne xixa,shpellar lind dhe ashtu vdes,me breza te tere,po ju shpellare mundohuni pyeteni dhe saliun,se ai vete shpellare erdhi dhe shpellar po I vjen ngordhja

  3. 93% eshte pikelluese po te ishte reale. Pikelluese se megjithese jetojme ne epoken e informacionit, nje shumice e frikshme besojne se Evropa do i zgjidhi hallet e tyre. Kjo shumice nuk ka haberin ca ndodh ne Evrope dhe ca mund te presin nga Evropa. Ideologjia Evropiane per keta eshte njelloj si komunizmi per eterit e tyre – “duhet te jete dicka e mire, po s’e kane haberin ca eshte”. Keta eurofile patologjike, a ja bejne pyetjen vetes: “cfare te mire konkrete do sjelli ne jeten time / te familjes time Evropa?”. Dhe te mendosh qe ky vend ka perqindjen me te madhe te njerezve qe kane dale dhe kane pare ca ndodh ne Evrope.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *