• |
ide | kryesore

Misteri Nainggolan, zbulohet audio: “Dua të kthehem tek Roma”

Sport



Dalin fakte të reja mbi cështjen Nainggolan pikërisht një ditë pas Krishtlindjes. Ashtu si raporton agjensia e lajmeve Ansa, në fakt, ka nisur të qarkullojë në rrjet me shpejtësi një audio që shumë e përcaktojnë sit ë thënë nga mesfushori belg i Inter, aktualisht i pezulluar. Një regjistrim pa asnjë referim kohor por që duke parë momentin që po kalon mesfushori, mund të jetë aktuale: “Zot i madh po bëj një ngatërresë të madhe këtu … Dua të kthehem”. Një thriller sepse nuk ka konfirmime që ai që dëgjohet aty është zëri i Radja.

Shprehja “dua të kthehem” i referohet Roma duke qenë se pas pak dëgjohet: “Boh, për sa kohë jam mik me Totti, ndoshta shtyn ai … Por pastaj duhet të bëj një rrëmujë të madhe këtu që të mund të largohem, kuptove?”.

Në audion e inkriminuar, me disa pauza dhe në bashkëbisedim me dikë të panjohur ka edhe një pjesë: “O Zot i madh, të gjithë më llogarisin të mbaruar… Por në rregull, gjithnjë e kam treguar në fushë dhe e kanë mbyllur gojën”. Misteri shtohet sepse në fakt, Nainggolan bën gjithnjë të flaës për të me veprimet jashtë fushës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *