• |
ide | kryesore

Rrëfimi i Messi: “CR7 më mungon, Juve mund të fitojë Champions, Guardiola dhe Topi i Artë….”

Sport



“Të jesh në të njëjtin kampionat dhe të kërkosh të fitosh secili me skuadrën e tij është dicka e bukur. Cristiano ishte një lojtar i madh për la Liga e për Real Madrid. Ato duele ishin shumë të bukur, por unë dua të fitoj gjithnjë me skuadrën time”. Kështu, Lionel Messi, ylli i Barcellona, ka komentuar për të përditshmen Marca, largimin e Cristiano Ronaldo nga Real Madrid. “Cristiano do ti mungonte cilësdo skuadër sepse shënon gjithnjë shumë gola dhe të krijon shumë të tjerë në fushë, por Real Madrid është një klub i madh dhe ka lojtarë shumë të mirë”, ka shtuar numri 10 i Barcelonës.

E pikërisht ardhja e Ronaldo, sipas Messi, e bën Juventus një nga favoritet për Champions League: “Juventus është një skuadër shumë e fortë. Ishte edhe para se të shkonte Cristiano, por tani është më shumë. Èshtë kandidatja e madhe”.

“Më pëlqen të luaj përsëri me Guardiola. Është një nga trajnerët më të mirë në botë. Ja përse më pëlqen, por po them që tani që është e komplikuar të realizohet”, u shpreh Pleshti. “Si kemi thënë që në fillim të sezonit, Champions është speciale prandaj do të thotë që duam të fitojmë përsëri. E kemi këtë dëshirë”, tregoi argjentinasi prespektivën e objektivave tek Barcellona. Messi nuk e fshehu dëshirën për të fituar edhe një herë Topin e Artë, sepse “asgjë nuk është e pamundur me punë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *