• |
ide | kryesore

Video/ Përleshje të dhunshme në Inter-Napoli: katër tifozë goditen me thika, por edhe në fund…

Sport, Video



Një ndeshje e helmatisur që në fillim, ajo në San Siro mes Inter e Napoli. Katër tifozë janë goditur me thika në rrethinat e stadiumit Meazza, pranë rrugës Novara, përpara ndeshjes. I plagosuri më rëndë është një burrë 43 vjecar, që është shtruar në spital me kodin e verdhë, por që fatmirësisht nuk rrezikon jetën. Tre personat e tjerë të plagosur, pas ndihmës së shpejtë të marrë, janë kthyer përsëri në stadium për të parë ndeshjen.

Polemikat dhe tensioni i krijuar në vigjilje, mbylli supersfidën me dy kartona të kuq, me një karton për Koulibaly në minutën e 80′, pas duartrokitjes drejt arbitrit Mazzoleni, për të cilën napoletanët pretendojnë se ishte për publikun. Në fund një tjetër karton i kuq, këtë herë për Insigne (94′) pas një konflikti verbal me Keita: gjë që krijoi një kaos në fushë me Spalletti të detyruar të largojë lojtarët e tij nga përplasja fizike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *