• |
ide | kryesore

Ndryshimet në qeveri/ Elva Margariti ministre e Kulturës, largohet Mirela Kumbaro

Lajme, Të fundit



Sot, në Asamblenë e PS-së, kryeministri Edi Rama ka emëruar në postin e ministres së Kulturës, arkitekten Elva Margariti.

Elva Margariti është koordinatore e programeve të studimit në fakultetin e Shkencave të Natyrës,  te Universiteti “Zoja e Këshillit të Mirë”. Margariti ka qenë dhe koordinatore Kombëtare e Programit “100 Fshatra”, program i cili kishte si synim zhvillimin e zonave rurale në Shqipëri. Këtu duket se ka lindur bashkëpunimi mes kryeministrit dhe Elva Margaritit.

Për këtë program Rama u shpreh në qershor të këtij viti se “nën modelin e Rilindjes Urbane, ky program  fokusohet  tek turizmi dhe agrobiznesi, ndërsa do financohen ndërhyrje në infrastrukturë. “100 fshatrat” janë zgjedhur mbi bazën e potencialit të tyre turistik dhe pritet të shndërrohet në qendra të një lloj turizmi të ri, atij rural”.



6 Comments

  1. Gabim projekti eshte bere per te vitalizuar kioskat e rames qe do vendosen ne fshatra te ndryshme. A edhe te promovohen asslickers-at e rinj qe e mbajne me dore.

  2. Elva…
    “Zoja e Kshillit te Mire”…!!!

    Faza e fundit e renies madheshtore groteske te fasades se FortLartesise se Tij…

  3. Eshte vajza me e afte qe mund te kete qeveria ‘Rama’, vajze qytetare nga nje familje intelektualesh dhe mbesa Anton Lufit arkitetktit me i mire qe ka pasur Tirana ne regjimin komunist

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *