• |
ide | kryesore

Qeveria “shet” Butrintin tek një fondacion

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Qeveria shqiptare miratoi të mërkurën një marrëveshje ndërmjet Ministrisë së së Kulturës dhe Fondacionit të Menaxhimit të Butrintit për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit. Marrëveshja pritet të kalojë në parlament për t’u miratuar.

Ministrja e Kulturës Elva Margariti shkruante në rrjetin social Facebook se “së bashku me partnerin strategjik, Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) ministria kishte themeluar fondacionin e posaçëm të menaxhimit të Butrintit”.

“Ka pasur shumë debate, pikëpyetje, keqinformime, por gjej rastin të qetësoj këdo në lidhje me pronësinë e Butrintit, se në çdo rast, pronësia e territorit dhe aseteve i mbetet Ministrisë, si përfaqësues i shtetit” tha zonja Margariti.

Sipas Ministres së Kulturës Margariti marrëveshja parashikon që Bordi i Fondacionit të Menaxhimit të Butrintit të përbëhet nga 5 anëtarë, 2 prej të cilëve nga Ministria e Kulturës, 2 të tjerë nga partneri strategjik AADF, ndërsa një i pestë është arkeologu i huaj britanik Riçard Hoxhes.

Sipas zonjës Margariti kontributi fillestar financiar i partnerit strategjik është 5 milionë dollarë, ndërsa ai i Ministrisë së Kulturës, 2 milionë dollarë.

Një përqindje e të ardhurave të Parkut të Butrintit (duke filluar me 0,5% vitin e parë, deri në 2% e të ardhurave në vitin e katërt) të do të derdhen në Fondin e Trashëgimisë Kulturore, për t’u investuar në site të tjera të trashëgimsië kulturore në Shqipëri.

Marrëveshja e miratuar të mërkurën nga qeveria shqiptare mbështetet në Planin e Menaxhimit të Integruar për Parkun Kombëtar të Butrintit 2020 – 2030, një dokument prej 300 faqesh, hartuar nga kompania angleze “Prince and Pearce”, kontraktuar dhe mbështetur financiarisht nga Fondacioni Shqiptaro Amerikan për Zhvillim.

Studiues dhe emra të njohur të trashëgimisë kulturore shqiptare ngritën shqetësime gushtin e vitit 2020 kur u prezantua Plani i menaxhimit të Butrintit për një formë të tillë menaxhimi përmes fondacioneve jo-shtetërore.

Arkeologu i njohur Neritan Ceka tha se Plani i Menaxhimit nuk kishte në ekipin e tij asnjë arkeolog shqiptar.

Ndërsa studiuesi Agron Alibali, tha se Shqipëria ishte në shkelje të Konventës së Parisit, e cila përcakton rolin e padiskutueshëm parësor të shteteve anëtare, të njohura si “Shtete Palë”, në administrimin e pasurive kulturore dhe natyrore në territoret e tyre.

Në janar të këtij viti qeveria shqiptare mori një tjetër vendim duke reduktuar sipërfaqen e zonës së mbrojtur të Parkut Kombëtar të Butrintit nga 9.424,2 ha në 8.622,2 ha në kuadër të shqyrtimit të kufijve të disa parqeve natyrore dhe kombëtare në vend.

Sipas hartës së bashkëngjitur vendimit të qeverisë për Butrintin një sipërfaqe prej rreth 800 ha nga Manastiri, Gjiri i Hartës dhe deri në kufirin jugor tek Gjiri i Pemës së Thatë, nuk përfshihet më në statusin e zonës së mbrojtur, duke i hapur rrugën investimeve turistike./ VOA



11 Comments

    1. Vidhi o rame , se ke 750 mije veta qe te votone edhe sikur ti lesh pa buke

      Nje gje nuk e marr vesh nga keta 750 mije votues te rames, pse na csjne trapin duke u ankuar jo trafika jo po parkumi jo po cmimet jo po qeraja jo po kredia jo po ambulanca…

      Edhe e votojne edhe ankohen

      Dhe ky muhabet ka vite

      Popull kar

  1. Edhe sot e drejtoi vetë dhe bëri përjashtime, sugjerime dhe linçime të armiqve të vet, në emër të Komisionit që do ribashkojë opozitën.

    Nuk kemi ndonjë kuriozitet se si di të sillet Sali Berisha në krye të një partie, qoftë dhe një partie që ka kthyer copën e kostumit nga faqja tjetër, që të duket e re.

    Ajo që e bën qesharake gjithë këtë përpjekjen e tij për të “shkruar një histori të re”, është pikërisht zhdukja e Belind Këlliçit pa njoftim.

  2. Po shume mire, jo akoma me Neritanin edhe hajdutet e tjere, skena kapacitete ne me mbajt kulturen, e kemi para sa mire i kemi mbajt keto 30 vite.
    Nuk qendron problemi pse e marrin ne menaxhim te huajt, edhe Anglia e mori ne menaxhim hong kongun edhe e beri qender te botes, problemi eshte se si i japim, shpresoj mos ti japin si nafta apo Tap, qe rroft qe i kemi me emer karin fitojm nga keto.

  3. Pa shkaterruar e shitur gjithe shiperine ky sekt nuk gjen derman . Keta duhen lerguar me dhune nga pushteti dhe me pas duhen gjykuar nje e nga nje .

  4. Ore po c`jane keto palaco qeveritarë. Kaq hajdute te peshtire. Kontributi fillestar eshte 5 milion USD nga te cilat shteti do te kontriboje me 2 milion USD, pra kontribon me 40% dhe do te marri nga te ardhurat e parkut 0.5% -2%. Kete duhet ta hetoj SPAK me vrap ku eshte pare qe parteni investitor te financoj 60% ose 3 milion USD dhe te marre 98% te te ardhurave nga parku, Pra edhe te ardhurat qe duhet te marre qeveria dhe investitori duhet te jene ne perpjestim me perqindjen e kontributit qe ata japin ne investim. Si more do marri 98% te te ardhurave te parkut Fondacioni. Pse keq per 3 milion USD eshte ky shtet qe pret tja japi nje fondacion? kur fare mire ta beje vete investimin me 5 milion USD dhe te marre po vete 100% te ardhurat e parkut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *