• |
ide | kryesore

“Do ndërtohet dhe kullë”/ Vijon përplasja për Butrintin, Zhupa akuza ministres Margariti

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Çështja e Butrintit është bërë sërish temë debati mes deputetes së Partisë Demokratike Ina Zhupa dhe ministres së Kulturës Elva Margariti. Gjatë fjalës së saj, Zhupa bëri me dije se pasuria kombëtare e Butrintit po jepet me koncesion duke shkatërruar pasurinë kombëtare dhe të ardhurat që sjell ai.

Dua të informoj publikun se Butrinti do të jepet me koncesion, se identiteti jonë kombëtar është në rrezik dhe pritet që ti jepet një fondacioni privat. Shteti e lëshon Butrintin që është një ndër pasuritë më të rëndësishme kombëtare. Butrinti do të jepet me koncesion duke shkelur ligjet, se kanë miratuar në 2018 ligjin për dhënien me koncesion të pasurisë kombëtare, Ne kemi firmosur konventën e Parisit dhe ajo i detyron shtetet anëtare që të mbajnë përgjegjësi për pasuri  kombëtare,. E drejta e informimit për çdo qytetar është që të dijë që atë që prodhon më shumë para si Butrinti dhe do ta japë për koncesion. E drejta e çdo qytetari shqiptar për të qenë i informuar kur bëhet një aferë, e drejta ime është që marrim dokumente të plotë”, ka thënë Zhupa.

Nga ana tjetër ministrja e Kulturës, Margariti që ka ironizuar deputeten duke i thënë se është një regjisore e dështuar.

Keqardhje për kohën e humbur në komisionet dëgjimore dhe më vjen keq se dhe kur flasim me shifra je në  një kompliment je një regjisore e humbur. Fondacioni është nën menaxhimin e ministrit të Kulturës shqiptar, që do të bëjë një tërheqje sa më shumë  të vizitorëve”, është shprehur ajo.



8 Comments

  1. Me keto rikonstruktime qe do behen ne Butrint do i japin atij vendi nje zhvillim te madh qe do ndikoje dhe ne ekonomine e vendit po kta ziliqaret e PD nuk duan qe vendi yne te kete zhvillim. Hajdutat

  2. Keto te PD-se ne vitet qe ishin ne pushtet dhe nje pune qe e merrnin persiper nuk e conin deri ne fund,ato vetem te vjedhin e kane mendjen!

  3. po ku hidhni fjale ne ajer moj zonja zhuppppa…ku merr vesh ti se ca eshtte ne dobi te shtetit dhe cfare jo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *