• |
ide | kryesore

Ndryshimet/ Afrimi i Gonxhes pas 2 dekadash. Ikja e Margaritit dhe zvogëlimi i Metes

Arkiva, Kryesore, Lajme



Ngritja e papritur e Blendi Gonxhes ka nxjerrë jashtë qeverisë, ministren e Kulturës që prej vitit 2019, Elva Margariti, dhe ka reduktuar ndjeshëm peshën e institucionit të drejtuar nga Ervin Mete, që tani do të jetë vetëm ministër i Financave.

Kryeministri Rama ka njoftuar ndryshime në kabinetin qeveritar duke bërë me dije formimin e ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit me ministër Blendi Gonxhen, i cili aktualisht mban postin e drejtorit të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Nëpërmjet një postimi në ‘X’ (ish-Twitter), kryeministri theksoi në fazën e re të zhvillimit ku ka hyrë vendi, duhet një koordinim ndërsektorial ku Kultura nuk mund të mbetet më një ministri e ndarë.

Rama ka publikuar propozimin e dërguar për dekretim te Presidenti Bajram Begaj. Me këtë vendim, shkrihet ministria e Kulturës, me Elva Margaritin që largohet nga kabineti.

“Lipset të kalohet sot në një qasje të integruar qeveritare në raport me sektorët e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, të cilat për fazën e re të zhvillimit ku sapo kemi hyrë, duhet të dalin nga kufijtë e ngushtë tradicionalë të qeverisjes së vendit dhe të ndërveprojnë ngushtësisht me njëra-tjetrën…” – e argumentoi Rama këtë lëvizje.

Por ky vendim do i përgjysmojë ministrinë Ervin Metes, i cili në shtator, kur mori detyrën, ishte edhe ministëri i ekonomisë, ndërsa tashmë do të jetë vetëm i Financave. Gjithashtu me ndryshimin e fundit, Rama rikthen Inovacionin, sektori i cili gjatë mandatit 2013-2017 të qeverisë Rama ka qenë ministri më vete që drejtohej nga Milena Harito.

Por gjithësesi, surpriza e kësaj lëvizjeje është afrimi i Blendi Gonxhes në rrethin e ngushtë të Ramës. Ish-studenti i tij në Akademinë e Arteve, pastaj numri 2 i institucioneve, kur Rama drejtoi Ministrinë e Kulturës në 1998 dhe Bashkinë e Tiranës në 2000, ai u nda nga shefi i tij në mënyrë jo fort të lumtur. Shkak u bë një nga skandalet më të mëdhenj të kësaj bashkie, në fillim të viteve 2000, kur në Tiranë shpërtheu diga e Liqenit që shkaktoi një përmbytje katastrofale. Kjo ngjarje u bë shkak që si Nano dhe Berisha, atë kohë shumë pranë, të kërkonin kokën e Ramës. Ky i fundit i hodhi si kompensim kokën e Gonxhes. Bashkëpunëtori i përhershëm u detyrua të dorëhiqej nga bashkia. Me një gur, sipas një stili që e ka çuar në perfeksion, Rama tentoi të vrasë dy zogj. Ai u dha në prapaskenë, jehonë zërave që kishin filluar ta krahasonin Gonxhen me personazhin e komedisë “Prefekti”, Mon Kukaleshi. Atë kohë sapo patën filluar zërat e parë me biznesin e lejeve të ndërtimit. Po ta përkthejmë sipas termave të filozofisë së sotme, Gonxhja akuzohej se kishte ngrënë kumbulla dhe dardha, pas shpinës së shefit. Ashtu si tani askush nuk e kapërdiu këtë fabul, por fakti është se i lënë në rrugë, i tradhtuar nga miqtë, po aq sa i frikësuar nga rikthimi i Berishës në pushtet në 2005, Gonxhe u detyrua të emigrojë në Greqi.

Ai u rikthye tre vite më pas, por ndonëse dha disa sinjale publike pro Rama, nuk u afrua më nga ish-miku, që tashmë qe bërë shefi i opozitës. Ai do ta harronte edhe pas fitores së pushtetit deri sa Erion Veliaj në 2015 do t’i ofronte si lëmoshë drejtorinë e parqeve në Bashki, natyrisht jo pa bekimin e shefit. Vetëm pasi e rikaloi provën e besueshmërisë me përkujdesjen për barin dhe lulet, Blendi Gonxhe, u shpërblye me drejtorinë e madhe dhe fitimprurëse të patentave. Dhe tashmë, pas më shumë se dy dekadash ndarjeje, Rama e ka futur sërish në rrjetin e afërt duke e graduar ministër të  Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, duke nxjerrë jashtë loje Elva Margaritin dhe reduktuar pushtetin e Ervin Metes. LAPSI.AL



19 Comments

  1. Nje person qe ka mbaruar liceun artistik dhe akademine e arteve , te dretjoje ministrine e konomise ?
    Nuk arrij dot te gjej arsyen e kesaj levizje strukturore .
    E pa llogjikshme.

    1. Rama po vepron si Nastradini me qershite e pshurrura. Emerimi i Gonxhes ne kete superministri tregon paranojen qe e ka zene Ramen nga bashkepuntoret qe “hajne kumbulla e dardha pas shpines se tij”. Siduket Blendi ka dhene prova qe di dhe te vjedhi por di dhe te fshehi.

    1. Ça arsyje ditke ti si Patronazhist Shqiptar dhe e di dhe FBI-a a thu se eshte çeshtje globale o komentue i ores 19:22 per nje hajdut si te gjithe Qeveritaret e Rilindjes

  2. HAJDUT, Pa asnje dyshim, edhe sekser, bandit rilindas rrace. Mos kundershtoni ju kodoshe per kete kodoshin, qe e hedhin ne plehra, e prape e marrin partia e origjines nga geni, ne lindje, e zhvillu veset e gjerizit e kryetarit te saje.Ky, hajdut puro .ikrob kuqalesh, e nisi qe ne vitin 91, me ndihmat nga hollanda, qe i zhduku e i shiti neper kioskat e tije, e gruin hajdut qe dreejtonte.Ky qe fillimi mbare i pasurimit te ketij banditi te zi.Le te beje denoncimet e pasurise, e si e ka krijuar, qe sot mund te jete kapo oligark, por kete duhet, dhe e di ky kryetari vet, sepse andaj keta gangstere te demokracise i mba, i inkurajo te vjedhin, pastaj u ben mohimin si stil bandash te rraces.Le te na thote ky, Gonxja sektiste, nga nje hyrje shtepi nga babai, na eshte bere sot bos, bos i kamufluar, per te kamufluar.Me kete rast, Rama verteton katerciperisht qe eshte i kapur, bashkepunetor ne vjedhje e krim.Nuk ka skene, sfond qe do mund ta mbuloi skandalin e vjedhjeve te kesaj qeverie.Pangopesia nuk paska fund, ,,,,Na mbyten hajdutet, maskarenjte, keta bira kurvi.

  3. Binj dhe bija kurvash zboriste thuaj…
    I zente kanceri dhe leucemia e pasherueshme dhe pa derman te ngordhin ngadale keto monstra.

  4. Rama nuk heq kot asnjeri. Shpejt do kete nje vendim gjykate kunder Margaritit. Ai e ka hequr paraprakisht per te thene nuk eshte ministre, sic ka bere me te tjere. Kjy eshte tjeter tregues i drejtesise sone “te pavarur”, e cila para se te jape vendimin ne publik, raporton te “shefi”

    1. Salianji rrëmbeu shkopin e bejsbollit kundër njerëzve të Berishës, Grida përdori gjithë logorenë e saj kundër Berishës, dhe çfarë nuk kuptohej nga fjalët kuptohej nga vrenjtja e vetullave, Gazmend Bardhi përdori gjithë qartësinë e tij kundër Berishës, Ina Zhupa provoi dorën sefte për kameramane të Lulit kundër Berishës, Roland Bejko provoi sefte dhunën e Berishës kundër tij si armik

        1. Te duket si shkop bejbolli o i pa emer i ores22:22 eshte Trogull mishi qe kane poshte e ta fusi ty e robve te tuj ça ke ne fare e fis o ripjerdhes tjeter gjo thote ky shkrim e tjere shkruan ti Lapangjoz e Burrekurve po ju rri mendja ke Sali Berisha se ja lëpini si karin si Safet Gjici Yp Xhixhi

  5. Per cfar behet fjale ne artikull, e cprrockulla jep ky idioti i ores, 22,22, a eshte ne rregull psiqik a po i rreshqitur si kryetari tyre, duket qe po i merr me vehte. Nejse, ky, qe ne cdo rast kerkon te ndryshoje komentet me qellim te poshter guerrilas, eshte perfaqesuesi tipik i sektit, qe nuk ndryshon lehte ne konceptin demokratik, por kerkon ti mbetet besnik poshtersive te sektit, si bire kurve qe eshte.

  6. Gjoba 110 milion euro që do ti paguajn shqiptarët Françesko Beketit për faj të hajdutit Rama është baraz me 2258 kg ar → 658 kg më shumë se rezervat e arit që ka vendi ynë. thotë:

    Kryeministri dhe Ministri,dy “artistë” të dështuar do të menaxhojn ekonominë!O Zot ndihmo shqiptarët,se vetë nuk munden dot.
    Gomari Rama largoi Ekonomistin Shkëlqim Cani nga posti i Ministrit të Ekonomisë me gradën gradën shkencore Doktor në Ekonomi,për ta zëvëndësuar me Arben Ahmetajn diplomuar në Universitetin e Tiranës për Gjuhë Angleze,Gomari Rama largon Ekonomistin Ervin Mete nga posti i Ministrit të Ekonomisë me gradën Master nga Universiteti i Harvardit në SHBA,për ta zëvëndësuar me Blendi Gonxhen diplomuar në Institutin e Lartë të Arteve!!!Rama që mbeti rrugëve në Francë dhe nuk mbaroi dot një kurs për piktor i jep prioritet demogagëve siç është vetë dhe jo teknicjenëve!!!Përse duhen ekonomistët atëhere?

    Antworten

    1. Më thoni ça bëri Enveri kur erdhi në pushtet në 44. Filloi e eleminoi ajkën intelektuale të shkolluar në universitet më prestigjioze të Europës!!! Të pushkatuar dhe në burg dhe shumë përfunduan punëtorë krahu!!! Dhe vuri gjithë tenexhinjtë, këpucarët,samarxhijtë, çobenjtë në pozicione kyçe të qeverisë!!! Dhe ky të njëjtën gjë i heq që të syrgjynosen duke i detyruar të largohen jashtë. Dhe kjo histori fillon që pas 97 që PP e shëndruar në PS e largoi gjithë administratën publike që në shumicë ishin intelektualë që ishin shquar në profesionet e tyre paçka se në diktaturë por ishin njerëz të pa përlyer që vinin dhe nga radhët e kësaj partie që Berisha i vlerësoi.
      E ka në traditë që në bazë të saj ka injorancën dhe urën të diturin!!! Dhe kjo traditë shikohet në çdo ditë dhe në këtë rast!!

  7. SHUME MIRE QE I SHKRUANI KETO PER ATA QE NUK I DINE OSE I KANE HARRUAR

    Puna eshte se si te ndalohet kjo situate e te ndryshoje Shqiperia per mire se rinia po iken

  8. R.Alia nuk është plotësisht i sinqertë. Ai e njihte Berishën të paktën prej vitit 1978, në Klinikën Speciale ku R. Alia vinte të vizitonte H. Kapon e sëmurë. Personi që i dilte përpara për ta informuar për gjendjen e të sëmurit zakonisht ishte Sali Berisha. Në vitin 1979 kur R. Alia erdhi në Paris për të qenë pranë H.Kapos si i dërguar i udhëheqjes, me të erdhi dhe vajza e tij që ndërkohe kreu disa konsulta mjekësore. Shoqëruesi i saj, për pothuajse një muaj ishte pikërisht Saliu.

  9. Po zotëria tënde që na flet këtu me siguri të plotë se Berisha paskej qenë “një muaj plot” në Paris me Ramizin e Hysniun, çfarë detyre ke pasur ti në Paris ?
    A mos ke qenë një nga agjentët e sigurimit i punësuar si pastrues haleshë të spitalit ?
    Shkrimi bën fjalë për një gjë konkrete e të ditur për B.Gonxhen, mikun e vjetër të Ramës.
    Dihet se Gonxhja ka qenë në ekipin drejtues të bashkisë së Tiranës në kohën kur Rama ishte kryetar .
    Aso kohe për te drejtësia hapi një hetim për veprime korruptive e gonxhja pa u hapur kërciti e iku jashtë vendit për të shpëtuar nga drejtësia.
    Nëse do të ishte kapur në ate kohë, bashkë me gonxhen Shqipëria mund të kishte shpëtuar edhe nga “trëndafili i egër dymetrosh”
    Kur Rama na u bë kryeministër, u kthye edhe Gonxhe në “atdhe”.
    I dha thelën më të majme të parave , thesin e madh të milionave eurove në transport e tani na e paska bërë “ekonomist” e shef kulture.
    Dy bojaxhij mediokër që drejtojnë ekonominë e vendit më të varfër të Europës.
    Nëse Berisha si një ndër kirurgët më të aftë të asaj kohe në Shqipëri, ishte caktuar që të shoqërojë Hysni Kapon, ai thjeshtë ka bërë detyrën e tij si mjek.
    Cilido mjek në botë është i detyruar që ti shërbejë edhe vrasësve të burgosur e jo më numurit dy të qeverisë diktatoriale hoxhiste.
    Edhe nëse yt atë do të ishte ngarkuar që të pastronte halet e ndonjë antari të byrosë, nuk do ja mbante ta refuzonte ate punë , përndryshe ti sot nuk do të ekzistoje për tu marë me thashetheme në media.

  10. Mos u merrni me patronazhistet, e kuptoni qe spiunet e ko.unizmit sot i quajne patronazhit, misionar.Fiks si emertimet ne emrin e origjines te partise se tyre.Nuk ndryshojne lehte kodoshet .Poulli nuk thote kot,,,ujku qimen e nderron, vesin, zakonin se nderron.,Keta, pra ujqerit, bijte e kurvit .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *