• |
ide | kryesore

Renato Mekolli reagon ndaj atyre që e sulmojnë, ‘Janë zero për mua’

Paparazzi, Slider



Së fundmi, shefi i kuzhinës, ka dhënë një intervistë për “Revista Class”, ku ndër të tjera ka dhënë një përgjigje për të gjithë “kritikët” e kuzhinës që kanë kritikuar mënyrën e sjelljes së tij në programin “Hell’s Kitchen”.

Renato thotë që jo çdo njeri që gatuan në ekran është shef kuhine, ndaj si rrjedhojë nuk i jep rëndësi kritikave të tyre.

“Ka njerëz që gatuajnë në ekran, por nuk janë shefa kuzhine. Me ata njerëz që nuk janë shefa kuzhine, nuk merrem fare dhe nuk u jap rëndësi. Janë zero për mua. Sepse nuk e dinë se si ndodh dhe çfarë ndodh brenda në një kuzhinë. Brenda në kuzhinë është një kaos i vërtetë. Ka probleme me stafin, ka probleme me pastërtinë, me detajet, ka probleme me organizimin dhe nuk ka seriozitet.”-është shprehur Renato.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *