• |
ide | kryesore

Partizani? Jo faleminderit!: Shkurtaj firmos me Kukësin me shifra të rëndësishme

F1, Sport



Më në fund është zyrtare: Vasil Shkurtaj firmos me Kukësin, duke mbyllur kështu telenovelën e merkatos së Superiores. Sulmuesi i Luftëtarit, është akorduar me Blutë, duke i dhënë fund hamendësimeve. Autori i shtatë golave në kampionat, gjatë pjesës së parë të këtij sezoni, është transferuar tashmë tek Kukësi për 70 mijë euro dhe sipas burimeve brenda klubit do të përfitojë 7000 euro në muaj.

Një lëvizje e fortë e Kukësit, duke qenë se konkurenca për Shkurtaj ishte e madhe, me Partizanin, që priste rastin të rrëmbente vlonjatin. Në fakt, Kukësi ishte pranë sulmuesit shtatlartë edhe pak javë më parë, pasi nënshkroi me Rrocën, por një ngërc në detajet e marrëveshjes me gjirokastritët frenuan për momentin operacionin.

Lojtari do ti bashkohet kështu verilindorëve në fazën përgatitore në Antalia të Turqisë, ku për 12 ditë skuadra e Cungut do të hedhë bazat për një sprint final drejt titullit të dytë në histori. Nga data 4 deri në 16 janar Blutë do të akomodohen në qytetin bregdetar Turk, duke programuar edhe dy miqësore luksi.

Kryesuesit e kampionatit turk İstanbul Başakşehir do të vihen përballë të besuarve të Cungut në datën 09 janar në orën 17:00, ndërsa dy ditë më pas formacioni rus i Rostov do të masë forcat me Kukësin në të njëjtën orë. Ky program i Kukësit dhe dy blerjet e bëra përpara fazës përgatitore, tregojnë qartë ambicjet e tyre për tiu kthyer luftës për titull me synimin e qartë, trofeun, në kohën kur diferenca me vendin e parë është vetëm tre pikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *