• |
ide | kryesore

Si qëndron e vërteta e videos që bëri xhiron e botës

Paparazzi, Slider



Ju kujtohet dita e Krishtindjeve në familjen mbretërore, kur princi William, Kate Middleton, Meghan Markle dhe Princi Harry u shfaqën së bashku? Sinqerisht edhe Santa ishte duke qarë nga gëzimi që ata u shfaqën të katërt bashkë.

Por pastaj u shfaqën pamjet e Meghan-it duke u përpjekur të fliste me William ndërsa ai u duk sikur e injoroi atë për të shpenzuar kohë duke rregulluar shallin e tij.

Pas kësaj shumë komentues e quajtën veprimin si injorim dhe distancim i William nga kunata e tij, ndërsa eksperti i gjuhës trupore Judi James thotë se ka më shumë për këtë histori.

“Kjo ndjenjë e largimit mund të shkaktohet nga tensionet, por gjithashtu mund të nxitet kryesisht nga mospëlqimi i William-it për kryerjet e detyrave mbretërore” – shpjegon Judi.

“Pas dramave tragjike të martesës së prindërve të tij William është munduar  të shmangë çdo shfaqje emocionale publike që mund të tërheqë shumë vëmendje mediatike dhe kjo mund të jetë edhe arsyeja pse ai shmangu Meghan. Plus, nuk ka asnjë provë reale që Meghan po përpiqej të merrte vëmendjen e kunatit të saj. Më shumë u duk sikur ajo u kthye për t’i buzëqeshur Kate dhe jo William, që do të thotë se ai mund të jetë vërtet jashtë kësaj historie dhe po përpiqej thjesht të rregullonte shallin e tij” – tha më tej eksperti i gjuhës trupore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *