• |
ide | kryesore

Pse PD po i shtyn njerëzit drejt shtëpisë “400 milionëshe” të Ramës në Surrel

Arkiva, Kryesore

Një grup protestuesish të unazës së re e ndryshuan të martën në mbrëmje trajektoren e protestës së tyre duke marshuar drejt shtëpisë private të Ramës në Surrel. Nuk është ndonjë çudi, as ndonjë sekret, që ata ishin të frymëzuar dhe të prirë nga Partia Demokratike.

Që kur një student në Vlorë e pyeti kryeministrin se ku i kishte gjetur paratë për të ndërtuar shtëpinë e Surrelit, ky bunker, monument korrupsioni sipas opozitës, është shndërruar në targetin kryesor të saj. Vetë Sali Berisha nxori bllof gënjeshtrën e Ramës se shtëpinë e kishte ndërtuar me paratë e emigracionit. Ai lexoi i pari në parlament të gjitha deklaratat e pasurisë të kryeministrit që nuk e justifikonin ndërtimin e bunkerit pranë Dajtit. Më pas ai botoi edhe një video në Facebook ku shihej qartë ndryshimi i alibive të Ramës nga Vlora deri tek Xing me Ermalin, për justifikimin e parave të shtëpisë së Surrelit.

Nuk ka ndonjë çudi që, vetë Rama, i gjendur në hall nga këto akuza, e organizoi emisionin humoristik në Klan vetëm për të fashitur zërat rreth shtëpisë së tij që ai e konsideronte të vogël dhe të thjeshtë.

Kjo i ka dhënë edhe më shumë krah PD, e cila me sa duket ka kuptuar se këtu gjendet thembra e Akilit e kundërshtarit të saj.

Fillimisht PD publikoi formularin e pasurisë së kryeministrit ku ai ishte 50% pronar i vilës që kushton 400 milionë lekë të vjetra (shiko poshtë). Ajo ironizoi duke deklaruar se Rama po e përdor gruan si mamanë e Erion Veliajt për të thënë se pasurinë e ka prej saj.

Lexo më tej:

PD nxjerr deklaratat e pasurisë së Ramës: Nuk justifikon 400 milionë lekët e vilës në Surrel

(FOTO) PD: Sa kushton shtëpia e Edi Ramës në Surrel

Ndërsa sot deputetja Oriola Pampuri, megjithëse tha se sipas ekspertëve të ndërtimit vila e Surreli kushton 2 milionë euro, Edi Rama dhe bashkëshortja e tij nuk i justifikojnë dot as tre të katërtat e 400 milionëshit të deklaruar. “Ata kanë 300 milionë të pa justifikuara dhe një gjë e tillë të çon në burg”, tha Pampuri.

Po pyetja bëhet pse PD po këmbëngul shumë në këtë pikë, kur ajo mund të kërkonte burg për Ramën për çështje shumë më skandaloze se kjo? Pse opozita është përqëndruar tek ato që i quan si sarajet e Surrelit?

Pse ajo i shtyu protestuesit të niseshin me pishtarë në dorë drejt rrugës së Dajtit?

Ndoshta tek kjo pyetje e fundit duhet këkruar përgjigjja.

Natyrisht në çdo vend demokratik, manifestuesit e pakënaqur demonstrojnë përpara institucioneve. Në varësi të shkallës së zemërimit të tyre ata e bëjnë këtë paqësisht ose në mënyrë të dhunshme. Shqipëria e ka kaluar këtë cak. Një sërë veprimesh, por së fundi dhe mbushja e qeverisë me anonimë dhe çiliminj, po dëshmon se vendi po rrëshket drejt një pushteti personal. Ku administrata është gjunjëzuar, ku partia në pushtet është tredhur, ku ministra që shkelen si lecka nuk guxojnë të hapin gojën.

Dhe në vendet ku pushteti personalizohet, institucionet kthehen në lodra. Nuk ka pikë kuptimi të demonstrohet para tyre. Në ditët e nxehta të shkurtit ’91, turmat e revoltuara nuk u nisën drejt kryeministrisë apo Komitetit Qëndror, por drejt vilave të bllokut. Edhe në Rumaninë e Çausheskut ata shkuan të plaçkisin pallatin e tij. Edhe më vonë, revolucioni ukrahinas ia mësyu kështjellës së Ianukoviçit apo ai tunuizian, pallateve të Ben Aliut.
Pikërisht këtë imazh po kërkon të japë edhe PD, që po i ysht njerëzit drejt shtëpisë private të Surrelit.

©Lapsi.al

25 Comments

  1. shume e drejte, kjo cfare po ben ky qe thote “ju nuk me kuptoni” eshte nje personalizim ne baze te shijes se krietarit te partise. ska lidhje as me politike as me kushtetute as me shoqeri civile, eshte thjeshte nje tablo pikture te shpia rames.

  2. Populli proteston ku e sheh te efekteshme, qe te ndergjegjesohet edhe ajo pjese gri qe sodit situaten, por qe e keqia i ven nese po nga ky pushtet. Protesta ne sarajin e Surreliteshte per mendimin tim nje e gjetur, sepse behet ne ate qe eshte ngritur mbi gjakun e vjedhur te ketij populli per te rritur ndergjegjen qytetare per barazi e jo per mashtrim, sic ka bere dere me sot ky pushtues rilindas me mashtrimet e baterdisjet e bandes se tije ndaj pasurise kombetare, e vjedhjeve te taksave te tije. Ne nje kohe kur po prish shtepite e qytetareve qe i kane ngritur me mund e djerse, vete ky bandit jeton si mbret ne sarajin e tije te ngritur me gjakun e vjedhur te ketij populli, e qe nuk shikon e mendon per varferine e kapluar ne shume shtresa. Andaj me duket e drejte protesta ne sarajin e banditit, e biles edhe ta sulmojne e ta shkaterrojne, sepse ne te eshte edhe pjesa qe u eshte vjedhur, e qe nuk mund te quhet private, ashtu sic ky, po u thote per shtepite e tyre.

    1. Keni parë që sa më shumë diskretitohet Rama me qeverisjen e tij, aq më shumë ndihen të lehurit e zagarëve që i shkojnë pas ?
      Lapsi i Bushatit e gjen rastin këtu që ti kërkojë llogari PD se përse nuk kërkon ajo burgosjen e Ramës. për sarajet e Surrelit e për skandalet e tjera.
      Po nga e di ti Bushat se opozita nuk i ka kërkuar prokurorisë që të hetojë.
      Nuk e di ti o Bushat që jo më për akuzat e opozitës por as edhe për akuzat e ambasadës amerikane e të institucioneve të sigurisë së vendeve europiane, e bile as edhe fakteve që kish mbledhur Xhafa, nuk lëvizi prokurorja e përgjithëshme Marku nga vendi.
      E vetmja “lëvizje” e saj, ishte që të largonte prokurorët që patën guximin të hetonin bëmat e kësaj qeverie.
      Thojini dreqi e mori të vërtetat të gjitha ashtu siç janë e jo të themi ca e të mbulojmë ca të tjera.
      Prandaj lehin zagarët e “ridhjerjes” së Ramës këtu, kur ky portal akuzon opozitën se pse nuk akuzon pozitën, kur e vetmja gjë që ka bërë opozita është pikërisht kjo.

  3. Me shkatarrimin qe i beri protestes studentore duke u munduar ta privatizoje protesten por studentet i grisen dhe dogjen flamurin e PD keta u bene keq,me vone doli dhe shtepia shtese e lulit shtepite dhe vilat e saliut dhe e fundit spaku po vjen dhe cuni fari balliut dhe ca cupelina te frymezuara nga luli dhe grida po bejn sikur protestojne te barakja e rames ne surrel.kur me e thjeshte eshte dok qe pretendojne se i kane tja kalojne ne prokurori,kjo eshte rruga e drejte ne europe,jo me pacavure konferenca te fyckave qe nxjerr luli

  4. Ore ju jeni kokrrat e loqeve!
    Saliu zbriti ne Tirane me triko leshi tjerre me dore nga Sheqerja dhe valxhe druri lyer me boje vaji dhe siguruar me dryn Elzet edhe sot nuk i dihen vilat dhe apartamentet sa dhe ku i ka dhe ju mereni me nje bunker te Rames qe te pakten gjysmen e shpenzimeve e justifikon.
    Mos lehni kot, bythen keni me i rrujt ashtu sic lepini bythen e Sales!

  5. A keni qene ndonjhere tek keshtjella e Metes,as fryme nuk merrni dot po ta shihni qe nga oborri dhe muri rrethues,kristalet dhe servicet e pallatit te brigadave,mobiljet me te shtrenjta ne europe etj etj e deri tek 11 banjot me bide dhe dush,,,i ka peshqesh nga populli i varfer i Monikes(qe as shapka nuk ka patur).Njelloj jane te gjithe,kane ndot nga populli.

  6. Sa do që rini me shpresë se mund të jetoni si parrazitë duke shkruar këto komente pa argument, që vetëm idiotë si ju mund ti besojnë, mos harroni se kur hoqi 7 ministra përnjëherë, për ju të shkretët që sforcoheni për ti mbushur mendjen me shërbimet tuaja mediokre, as që e ka fare problem tju heqë sikur nuk ekzistoni.

  7. U arrestua dhe gjygjtari tjeter i saliut qe e mbushi sistemin e drejtesise me hajduta ordinere qe vjedhin ne marketet e italise dhe tjetri do te palloje grate e botes,te qifte bota fisin o sali berisha qe e shkatarrove kete vend e keta njerez

    1. Sa do që rini me shpresë se mund të jetoni si parrazitë duke shkruar këto komente pa argument, që vetëm idiotë si ju mund ti besojnë, mos harroni se kur hoqi 7 ministra përnjëherë, për ju të shkretët që sforcoheni për ti mbushur mendjen me shërbimet tuaja mediokre, as që e ka fare problem tju heqë sikur nuk ekzistoni.

  8. Me nje kurs 3 mujor analfabeti Saliu i beri me dipllome juristi tere gomeret te cilet tani jane hajdutet me te medhenj.Edhe Enver Hoxha qe ishte komunist nuk dha diplloma per 3 muaj kurs ,por shkolla ishte shkolle.Gjeja qe shkaterroi Saliu ishte njeriu qe tani nuk behet kurre,neriu i sotem hajdut,vrases,kurvar dhe injorant.Te vjen turp kur i degjon se cfare idiotizmash flasin dhe me merren me shtypin.

    1. Sa mallengjyese eshte mbrojtja qe i bejne militantet trushpelare me pagese, prones se kryehajdutit skizofren, shkaterruesit te cdo vlere e shprese ne vend, rrugacit rama. Nga fjalori i ngjashem, varferia e ideve dhe “pasuria” e batutave te shpelara dhe bajate, besoj qe do jete vetem nje militant qe paguhet me baze shkronjash komenti. Rrace e ndyre!

    2. O idiot adoleshent me universitet Durrësi, që do të thotë me mesatare mature5,5, ata juristët e plepave për të cilët ju hani shumë mut se jeni injorantë të gjithë kishin nga një diplomë të shkollës së lartë të marrë në ato vite, dhe nukishin injorantë të tipit tërmet peçi a rahman rahja e tj që edvin droga ka mbushur parlamentin e administratën.

  9. Keni parë që sa më shumë diskretitohet Rama me qeverisjen e tij, aq më shumë ndihen të lehurit e zagarëve që i shkojnë pas ?

  10. Pashe kunder venien e ketij kodoshi te ndyre qe na mbron soin e sektit rilindje, qe tashme po i bien breket, e keta kodoshe, laramane te lyrosur nga poshtersite na dalin ne komente bajate, te shpifura sa c;jane vete te vazhdojne politiken e harruar, me qellim per ti mbuluar keto bema qe kane bere keta kriminele te ketij populli, qe edhe ato qe kane pregatitur, e bere vete ia veshin dikujt tjeter,,,,Jane mahnites ne mohimin e pislleqeve qe bejne e kane bere. Keta jane qe kane transformuar ndergjegjen kombetare, keta jane ata qe veset me te keqia te njerezimit i kultivuan nepermjet veseve te tyre anti njerezore, e sot na hiqen se po bejne pushtet, e ligje,,Por me trashegimtare, e te semure psiqike e nga trashegimenia e tyre ,asnjehere ky vend nuk do kete hair. Keta duhen hedhur ne dete, per te mbytur ata vete, e veset e tyre qe e moren ne qafe kete popull. Per dijeni kodoshit,,,,,kjo XIXA ia ka vene zjarrin, e kur tu dale tymi do jete vone. Zjarri nga XIXA vjen.

  11. Me fal,”vendi po rrëshket drejt një pushteti personal”?!!!
    Pushtteti i “rilindjes”ka qene qe ne fillese te qeverisjes se saje ne duart e vetem te nje personi,Edvin Rames.
    Dhe kete pervoje ai e fitoi qe kur ishte Kryetare Bashkie,afera korruptive pa fund,por asnje padi serioze nga
    qeveria Berisha.Dhe kjo ishte fatale per demokracine shqiptare.Nje Kryetar Bashkie qe sfidon ligjet dhe
    pushttetin qendrore,nese eshte Kryeminister,behet super i rrezikshem.Dhe ja ku eshte Edvin Rama tani,
    me afera korruptive pa fund,me shume se te gjith Kryeministrat marre sebashku, megjithate eshte akoma
    i lire,kur ai meriton burgim te perjetshem,bashke me te gjith banden mafioze te”rilindjes”.

  12. Xixa dhe ziguri dy antaret e rinj te byrose politike te PD jane bere dhe teoricien komentojne sikur jane ne forumet e frpd,ju klysha komunistash shikoni saliun zenin qe e kaluan vitin e ri me luget e floririt neper vilat anembane vendit flisni nje here per keto ju bij Kurvash te saliqenit flisni nje here si ja u shpelan trute sali e luli kur ky birbo lul nderton ne taracen e pallatit ku banon dhe ne darke mos harroni shishet e shurres per saliun dhe arminen e zenit

  13. O kopil i ferres, nga ke lindur, sepse si kodoshe, bastarde, e te felliqur te sotem te ketij pushteti, ju qelbesira, funderrina te kazanit te soit ramist, na delni ketu me ca shpifje e krijesa mendimi e sulmi , si e si te poshteroni opoziten, e eliten e saje. Por sa do te meta ,apo veprime te kene bere ato, si keto qe keni bere e bejne kodoshet qe kane marre me qafe kombin, duan te na shiten si njrezore, keta qe na kane ardhur si kopilet serbe te dushanit, e titos,. Por mos u krekosni ore krimba leshatore, se koka juaj, e familjet tuaja do e kene me keq dhunen, e vjdhjen qe po na ben ky psikopati qe e dashuroni familjarisht me motra e gra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu