• |
ide | kryesore

Analiza/ Rama po e bën bashkimin e Shqiptarëve

Kryesore

Tentativa e Edi Ramës për të imponuar në mënyrë të dhunshme dhe të paligjshme Genti Cakajn në krye të diplomacisë shqiptare, nuk prodhon domosdoshmërisht vetëm fryte të këqija. Përtej debatit politik të ditës dhe diskutimit ligjor nëse mund të pengohej ky emërim me dekret presidencial, ajo po jep dhe efekte pozitive.

Nëse kryeministri renditi në mes tre arsyeve që Lapsi.al i ka raportuar, se pse po sulmohet i riu i lexuar Cakaj, faktin se ai është nga Kosova, nëse ai shkoi edhe më larg duke i kërkuar të falur kosovarëve për mosmiratimin e “birit të tyre” si shef i diplomacisë, nëse mbështetësit e tij mediatikë tentuan t’i hedhin benzinë zjarrit duke e shpënë debatin tek mospranimi që Tirana demonstron ndaj të ardhurve nga Kosova, kjo nuk ka detyrimisht vetëm efekte negative.

Sepse nisma e kryeministrit për të hequr nga posti i ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushatin, që ishte shprehur publikisht kundër planit Thaçi- Vuçiç për ndarjen e Kosovës, ka krijuar një dinamikë të re në kryeqytetin e dytë të shqiptarëve dhe ka ngjizur një kohezion të ri mes Tiranës dhe Prishtinës.

Nuk qenë të paktë ata gazetarë që e refuzuan ndjesën e Ramës, duke mos e quajtur Cakën si një përfaqësues konsensual të Kosovës. Ishte një surprizë reagimi i një veteraneje të politikës kosovare, që ka udhëhequr edhe dialogun me Serbinë, si Edita Tahiri, e cila përshëndeti frenimin që presidenti i bëri galopit të kryeministrit. Më fortë reagoi edhe një aleate e vjetër e Ramës, si lëvizja Vetvendosje, e cila i kërkoi llogari kryeministrit të këtej kufirit për ndryshimin befasues në krye të diplomacisë.

Lapsi.al i ka regjistruar këta zëra të shumtë nga Prishtina që u janë bashkuar atyre nga Tirana, që denoncojnë bashkarisht aventurat gjeopolitike të Ramës dhe bashkimin e tij me planin ndjellakeq Vuçiç- Thaçi.

Këta zëra publikë i bashkohen pothuajse të gjithë partive kryesore në Kosovë, që kanë dalë kundër coptimit të vendit dhe një pjese të madhe të spektrit në Tiranë, që kish arritur deri tek shefi i diplomacisë Ditmir Bushati.

Në këtë kuptim Rama i ka unifikuar ata.

Paradoksalisht, pasi zakonisht përbashkimet jemi mësuar t’i imagjinojmë si fryte të shembujve pozitivë, patriotizmit, apo aderimit tek simbolet me të cilat kërkojmë të identifikohemi.

Por Rama po jep shembullin e kundërt.

Duke stimuluar coptimin e kufijve, duke nxitur provokimet përçarëse si këto të ditëve të fundit, duke hedhur gurin dhe fshehur dorën në mbështetjen e ideve të rrezikshme, ai po vendos një vijë të re demarkacioni: atë mes një pjese të mirë të shqiptarëve dhe një grushti pushtetarësh që duan të negociojnë territore për interesa të tyre personale dhe politike.

Rama ka meritën se po e krijon një front të përbashkët nga Tirana në Prishtinë, i cili u shfaq në unison më shumë se kurrë këto ditë. Prandaj ndoshta duhet t’ia dimë për nder, pasi nganjëherë, atë që nuk kanë fuqi ta bëjnë shembujt e të mirës, arrin ta realizojë mrekullisht rezistenca ndaj të keqes.

©Lapsi.al

28 Comments

  1. Po te ndjekesh zhvillimin e politikes se ndjekur 28 vitet e fundit nga partite politike per perspektiven e kombit shqiptar nje fakt tashme eshte mese i qarte; qendrimin me negativ madje do te thosha armiqsor eshte mbajtur nga PD-ke me dhe mbeshtetesit e saj.
    Ne kete kontekst eshte nje mal i tere me qendrime kundra bashkimit te trevave shqiptare ne nje komb qe udhehiqen nga mjeshtri me i madh i hileve me te ndyra Sali Karaxhic Sheqere Berisha te cilat fillojne qe nga furnizimi me karburant per ushtrine serbe ne periudhen e luftes se Kosoves, Rambujene dhe qe vazhdojne edhe sot me forma me te sofistikuara.
    Nje pyetje per gjithe maskarenjte antikombetar:
    Ku qendron e keqja nese ne strukturat midis shtetit te Kosoves dhe Shqiperise do te kishte mardhenje te ndersjellta si ne vijen politike ashtu edhe ate institucionale? Apo e thene ndryshe ne strukturat e shtetit shqiptar te militonin edhe kosovaret sikurse edhe ne kosove shqiptaret!!!!!

    1. O idioooot, lexoje me vëmendjje shkrimin r pasaj bëj koment.

      Ideja e shkrimit është se:

      Sjellja ANTIKOMBËTARE edvinit, thaçit e ndonjë tjetri si serbi baton për copëtimin e Kosovës, po prodhon efektin e kundërt, bAHKIMIN E sHQIPËRISË ME kOSOVËN kundër edvinit thaçit dhe ndonjë idioti si ti.

    2. Je po ai i paemri i pafytyrë, që rri i gatshëm në portalin Lapsi, sapo të lexosh ndonjë shkrim që ja nxjerr bojën plotësisht bojaxhiut psikopat, e me instiktin e qenit që leh për padronin, leh me palo “komentet” njëmijë herë të përsëritura.
      Ore kafshë e ndyrë enveriste !
      Po çfarë të keqe ka pasur Shqipëria nga nëna e Berishës që ti ja përmend emrin këtu bashkë me Karaxhiçin ?
      Paç mallkimin e nënës tënde e të gjitha nënave shqiptare o bir i qoftëlargut !

  2. Zoterinj te Lapsit!Duke qene nje ndjekes i rregullt ,i portalit tuaj,shikoj me shume dyshim,shume komente me emerin “I paemer”,por qe duke pare permbajtjen e komenteve,shikoj se nuk eshte i njenjti person.Ju luem,nuk eshte e rregullut qe te komentohet disa here me te njenjtin emer,por qe permbajtet e tyre,shprehin mendime kontradiktore ne mes tyre.

  3. Zoterinj te Lapsit!Duke qene nje ndjekes i rregullt ,i portalit tuaj,shikoj me shume dyshim,shume komente me emerin “I paemer”,por qe duke pare permbajtjen e komenteve,shikoj se nuk eshte i njenjti person.Ju luem,nuk eshte e rregullut qe te komentohet disa here me te njenjtin emer,por qe permbajtet e tyre,shprehin mendime kontradiktore ne mes tyre.

  4. “Sepse nisma e kryeministrit për të hequr nga posti i Ministrit të jshtëm Dirmir Bushatim që ishte shprehur publikisht kundër planit Thaçi- Vuçiç, për ndarjen e Kosovës, ka krijuar një dinamikë të re në kryeqytetin e dytë të shqiptarëve dhe ka ngjizur një kohezion të ri mes Tiranës dhe Prishtinës.”…. me kete ia keni fut pordhes, mbas ketij paragrafi ndalova se lezuari artikullin

  5. edhe nje gje qe e niset me titull manipulues qe gjasme ka merita rama e nxite keq e me keq artikullin sic beni perdite. Mire qe nuk shkruajtet qe rama vajti ne beograd dhe atje vucic i caktoi per minister caken

  6. Kjo qe ndodhi dje ne nje fare menyre i ngjet Lidhjes se Prizrenit. Natyrisht konteksti historik ndryshon dhe ndryshojne edhe shume gjera te tjera, por dje pjesa me e madhe e shqiptareve (flas per lideret politike te kombit) ishin te nje mendimi, TE MOS LEJONIN COPTIMIN E TROJEVE SHQIPTARE. Nderkohe qe dergimi i emrit te Gent Cakajt per minister i jashtem, si dhe reagimet e KM ndaj Presidentit te Republikes, mua personalisht me duket nje nga ato truket tashme te zakonshme te KM, per te larguar vemendjen nga skandalet ne vend si dhe nga protesta e studenteve qe me sa po shihet, kerkon te nxjerre jashte lojen gjithe klasen politike shqiptare

  7. Do te ishte ne nderin e kesaj gazete qe te redaktonte drejtshkrimin e komenteve te disa idioteve noterik qe ndjekin kete portal mbasi e ndotin ate.

    1. Në fakt ato shoqatat homo janë aleatët e edvinit dhe qelbësirave të tij, aq më tepër kur kjo fjalë është ndër më të rëndësishmet e fjalorit tuaj vulgar.

    2. Nuk ka ndyrje me te madhe se sa emrin qe i je vene vetes. Shqipja eshte gjuhe e vjeter dhe e bukur dhe nese dikush e ka bere pis jeni ju i ashtuquajturi ‘Per bythqirat e PD-ckes’ . lol…eshte e cuditshme dhe ndodh shpesh qe shume njerez perdorin fjale qe i pelqejne shume…

  8. Anal istet dhe opinionistet qe i lepijne sumen shqupit +co ,e kane objektiv “atdhetar ” te tyre qe minister i jashtem i shqiperise te behet fazlliqi. Por natyrisht qe keto lloj endrrash me fazlliq dhe dora bakojanis nuk do ti lejoje ps dhe kryeministri rama .

  9. bushati si bushat i stalinit e rames argat.edhe kur e dhjen qelbesira rama ai prap ka merita.bushat ti do marresh nenprodiktet e dhjerjes se stalinit rama peshqesh.

  10. Skifteret jane gati te puthin meten dhe bushatin vetem qe te meren me ramen,cfare nuk kane thene kundra like floririt dhe diteziut sipas saliut tani po lepine ate qe kane pershtyre vet,rrace e qelbur pasket qene o skiftere malok

  11. i pa emer por me kar e tru ne koke,
    mire trute i paske ne vend, po karin ne c’pjese te kokes e ke, ne goje?
    Hahahahahahahaha

  12. Rama me imponim nga te tjeret ose nga efektet e drogave qe perdor po i fryn me shume se kurre rihapjen e tezave nacionaliste te Shqiperise se Madhe, Serbise se Madhe e Bullgarise se Madhe. Nje çmenduri e vertet e gatuar, per mua, ne zyrat e UDB Serbe. Historikisht jane fuqite e medha qe kane krijuar keto kufij qe jane sot si per Serbine, Bullgarine e Shqiperine e se fundi per Kosoven. Çdo tentative per shkembime teritoresh qe jane bere ne te kaluaren per hire te miqesise reciproke, e po perseritet perseri dhe ne ditet e sotme, midis ketyre vendeve, ne fund te fundit, kane vendosur fuqite e medha se ku do jete kufiri. Per shqiptaret bashkimi me Evropen e bashkuar eshte mjeti politik me efikas dhe me i sigurte qe shqiptaret te jene bashke ne teresine e popujve Evropjan.

  13. Keta te rrilindje kurves dhe ne 44 me Serbet e shiten Kosoven dhe tashti po bejne manovra djallzore, kot e kan pasi te shkojn e te jua japin femrat e shtepis tyre te jua shkerdhejn pasi te shitet Kosova s ka shans.

  14. Sipas llogjikes se Bushatit, Rama na dilka nder te tjera edhe tradhtar. Nese fronti kundra se keqes unifikohet per çeshtje patriotike, mbetet te unifikohet fronti kundra vjedhjeve, e abuzimeve. Kete te fundit Rama vazhdon te tredhi duke perdorur ne menyre abuzive te gjitha mjetet e pushtetit…

  15. Duhet te kuptojme nje gje se kush ia do me shume te miren Shqiperise dhe Shqiptareve,Europa apo SHBA-ja?ketu fillon e mbaron i gjithe diskutimi,pasi Presidenti perkrah opsionin e BE-se,ndersa Rama obsionin e Amerikes,atehere kush ka te drejte çdo njeri me dy pare mend ne koke e kupton….

  16. Me sa cduket politikanet e jashtem duan te stabilizojne shoqerine shqiptare qe vet e destabilizuan per te evituar qe te duken keq ne rast te ndonje shperthimi shoqeror violent. O rilindas he mo si ndiheni ? Paskerkish qene kokrra kari koke e kembe

  17. Uau sa shume komente ..!
    Nipi i xhaxhit Izni….ka shkruar per te mbrojtur Ramen .
    Rama i thote Kadri dhe ky shkruan si Izni…..
    Rames,Bushatit me shoke nuk i rruhet fare per Kosove e Shqiptari..Ata gjenetikisht i urrejne keto koncepte..
    Per ta ka rendesi pushteti” qe e morem me gjak dhe se leshojme pa gjak”..
    Çna mbetet ne?!
    Nuk i vrasim dot prinderit tane ,qe te prekur nga “Sindroma e Stokholm “, vijojne ende si delet te votojne Partine e Punes..
    Ne na mbetet te ikim .jashte…
    P.S . Ajo qe po u ndodh prinderve tane eshte mallkim ..te shkaterrosh te ardhmen e femijeve te tu , sepse ke nostalgjira nga rinia ..eshte mallkimi me i keq per nje prind…
    Po hele ..hele….
    Kur u ngriten kunder Zotit me 1967…!Kjo pritej….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu