• |
ide | kryesore

Çështja titull – Juventus gjen mënyrën juridike për të kërkuar heqjen e titullit 2006 nga Inter

Sport



Kolegji i garancisë së sportit ka marrë një ankimim të prezantuar nga Juventus kundër Figc, Inter e Coni për apelimin e reformën e vendimit përfundimtar të njoftuar nga Kolegji arbitral i Gjykatës kombtare të arbitrazhit sportiv të Coni, në të cilën Tnas ishte deklaruar inkompetent për të vendosur për dispozitën e revokimit – miratuar më 26 korrik 2006 nga komisari i jashtëzakonshëm Guido Rossi për arsye disiplinore – të titullit të Kampion i Italisë për Juventus për kampionatin 2005-2006, që më pas iu dorëzua Interit.

Juventus i kërkon Kolegjit të garancisë të deklarojë pavlefshmërinë e vendimit të kontestuar dhe të shprehet lidhur me çështjen, duke anuluar caktimin e titullit për shoqërinë zikaltër. Në rast të papranueshmërisë së ankesës, klubi i Juventusit kërkon që Gjykata Federale e FIGC të shpallë veten si gjykatës kompetent sportiv siç është shpallur me vendim të Seksioneve të bashkuara civile të Gjykatës Supreme të Kasacionit më 25 shtator 2018.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *