• |
ide | kryesore

Video / Gabriel Jesus likuidon Wolves, City -4 pikë nga Liverpool

Sport



Manchester City korr fitoren e tretë radhazi në Premier League dhe shkon në -4 me Liverpool-in kryesues. Qytetarët kanë fituar 3-0 ndaj Wolves.

Ylli i mbrëmjes së skuadrës së Pep Guardiola ishte Gabriel Jesus. Sulmuesi brazilian hapi serinë e golave në minutën e 10′ të takimit. Sikur të mos mjaftonte disavantazhi, ishte lojtari i Wolves, Boly që u detyrua të linte fushën e lojës për shkak të kartonit të kuq të marrë për një ndërhyrje të gabuar ndaj Bernardo Silva. Një situatë që i shtoi superioritetin City-t. Në mintun e 39′, sërish Gabriel Jesus ka shënuar për të tijtë nga pika e bardhë e penalltisë.

Ndërkohë në pjesën e dytë ka ardhur edhe një tjetër dhuratë e Wolves, një autogol i Saiss që vulosi në 3-0 shifrat e takimit. Pas 22 javësh kampionat Manchester City renditet i dyti në Premier League me 4 pikë më pak se Liverpool me 57, dhe 5 më shumë se vendi i tretë Tottenham me 48.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *