• |
ide | kryesore

“Ferrari” bën prapaktheu: Sadiku rikthehet për të tretën herë te klubi ku bëri kapërcimin në kualitet

F1, Sport



“Jam një Ferrari, që nuk ndalet kurrë”: Kështu e kishte përcaktuar veten Armando Sadiku, pak kohë më parë. Ndoshta mund të jetë edhe kështu, që Ferrari nuk ndalet, por të paktën sulmuesi duhet ta pranojë se po bën prapakthehu duke firmosur për të tretën herë me Luganon.

Sadiku e ka lënë pas krahëve dëmtimin dhe sulmuesi është gati ta nisë këtë vit kalendarik me një skuadër tjetër si Lugano. Futbollisti ka kaluar testet fizike me sukses dhe është gati të kalojë te Lugano në formë huazimi deri në fund të sezonit, me të drejtën e blerjes përfundimtare të kartonit nga klubi zvicerian. Tani po diskutohen detajet e fundit ekonomike dhe 27 vjecari pritet të zyrtarizohet shumë shpejt.

Lugano nuk është një ambjent i panjohur për sulmuesin pasi kujtojmë se ai bëri kapërcimin në kualitet pikërisht nga kjo skuadër. Te Lugano sezoni më i mirë i tij ka qënë në vitin 2013-të kur ai u fitoi këpucën e artë në kampionatin helvet me 18 realizime nga 32 performancat e tij. Presidenti i klubit Anxhelo Renzeti ka një simpati për shqiptarin duke parë që e ka kthyer për herë të tretë në klub dhe është gati të shpenzojë për të siguruar kartonin e tij duke njohur cilësitë e futbollistit.

Megjithatë rivaliteti në fazën ofensive pritet të jetë i fortë për Sadikun, ish lojtari i përfaqësueses austriake Janko por dhe golashënuesi i momentit Carlitos po mbajnë peshën e sulmit por pa harruar dhe 19 vjecarin kosovar Kryeziu që për klubin është një investim serioz. Tashmë pritet që Ferrari të xhirojë gomat me skuadrën që ai ka shumë për zemër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *