• |
ide | kryesore

Ronaldo vendos Superkupën e Italisë, me mënyrën e tij: Juventus shumë i fortë për Milan

F1, Sport, Video



Trofeu i parë sezonal për Juventus me firmën e njeriut më të pritur, Cristiano Ronaldo. Bardhezinjtë nuk dështuan në takimin e Superkupës së Italisë në Jeddah përpara 62mijë spektatorësh, edhe pse vuajtën kundër një Milan të organizuar. Triumfi i tetë në histori për bardhezinjtë, me golin deciziv të yllit portugez, që vendosi ndeshjen, duke mundur Donnarumma, e duke konfirmuar superioritetin e Juventus në arenën kombëtare.

Milan nga ana tjetër provoi me armët e tij, por u ndal nga traversa e goditur nga Cutrone dhe kartoni i kuq i Kessie 15 minuta nga fundi, që i komplikoi më tej gjërat, në pritje se si do të përfundojë telenovela Higuain, në fushë për 15 minuta.

Triumfoi në fund edhe një herë Juventus, falë mbretit të kupave, që i shtoi palmaresit të tij edhe një tjetër Kupë: tetë gola personal në 7 finale të diskutuara me klube.

STATISTIKAT
– Juventus ka fituar tetë herë Superkupën Italiane, më shumë se cdo skuadër tjetër.
– Cristiano Ronaldo ka shënuar tetë gola në shtatë finalet e diskutuara me klubet.
– Kjo është Superkupa italiane me më pak gola që nga 2007 (Inter-Roma 0-1).
– Juventus ka shënuar në të tetë ndeshjet e fundit kundër Milan.
– Milan nuk arriti të shënojë në tre ndeshjet e fundit kundër Juventus.
– Juventus ka shënuar në të gjithë 27 ndeshjet sezonale (50 gola)
– Ajo e Patrick Cutrone ishte shtylla e 10° goditur nga Milan në këtë sezon.
– Goditja e parë në kuadrat nga ana e Juventus mbërriti në minutën e 58° të lojës.
– Kartoni i pestë i kuq për Milan në këtë sezon: dy kundër Juventus.

https://www.televizioni.tv/upload/videos/2019/01/frCOsVvddiJjqULDIUXJ_16_b81553f24a4abbd514a5b68521c02a77_video_720p_converted.mp4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *