• |
ide | kryesore

E pabesueshme por e vërtetë, Morgam Freeman akuzohet për ngacmim seksual

Paparazzi, Slider



Në valën e akuzave për ngacmime seksuale në radhët e Hollivudit, një tjetër emër i njohur është “njollosur” dhe ne thjesht nuk e besojmë dot.

Aktori Morgan Freeman akuzohet për ngacmim seksual të mbesës së ndjerë, të gruas së tij të parë Jeanette Adair Bradshaw.

Gjatë gjyqit që u mbajt ndaj vrasësit të mbesës E’Dena Hines, Lamar Davenport, nëna e viktimës akuzoi aktorin e famshëm të Hollivudit se ka abuzuar seksualisht me viktimën dhe fajësoi atë për vdekjen e saj.

Lamar Davenport, 33 vjeç, është dënuar me 20 vjet burg dhe 5 vjet mbikëqyrje pas lirimit, pasi qëlloi disa herë me thikë për vdekje partneren e tij Hines, nën efektin e drogës.

Ndërkohë që gjyqi mbahej për vrasësin e vërtetë të së bijës, Lamar, i cili e qëlloi 25 herë të dashurën e tij në 2015-n, nëna e viktimës shpërtheu në të qara dhe fajësoi aktorin.

Dëshmitarët thanë në atë kohë se ai thërriste “të dua” ndërkohë që e qëllonte, por pak orë pas sulmit, pasi i bënë qetësues, u zgjua i tmerruar për krimin e llahtarshëm që kishte bërë.

Freeman, 80 vjeç, gjithmonë i ka mohuar akuzat në lidhje me marrëdhënien e tij me mbesën e gruas. Edhe 33-vjeçarja E’Dena Hines ka treguar para se të ndërronte jetë se e donte Freeman si një gjysh.

Ata kishin një marrëdhënie të afërt me njëri-tjetrin, ndoshta edhe për faktin se Hines ishte aktore dhe e shoqëronte në shumë evente Freeman-in. Ky i fundit madje i paguante apartamentin asaj ku jetonte me të dashurin që i mori jetën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *