• |
ide | kryesore

Grida Duma i jep dy mesazhe Bashës përpara zgjedhjeve për Kryesinë e PD

Lajme, Të fundit

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka komentuar zhvillimet në selinë blu një ditë përpara mbledhjes së Këshillit Kombëtar ku do të votohet Kryesia dhe sekretarët. E ftuar në emisionin “Zonë e lirë” të Arian Çanit ajo tha se ka ardhur koha që Basha të krijojë ekipin e tij në mënyrë që edhe brenda partisë njerëzit të mos pyesin vazhdimisht: “Kush?”

“Besoj se i ka ardhur koha që ekipi të qartësohet. Unë jam për një ekip të qartë. Është në dorë të Bashës ta bëjë këtë dhe padiskutim ky është qëndrimi im, që ai të ketë një ekip të qartë. E kam thënë edhe më herët ketë, sepse përndryshe njerëzit do të vazhdojnë te kërkojnë: “Kush? Kush? Kush?”, – tha Duma.

Emri i saj është një nga kandidatët për të qenë pjesë e kryesisë, por kryetarit Basha i ka dhënë një tjetër mesazh.

“Unë jam njeri super i vlerësuar në PD. Ndihem e vlerësuar për kandidaturën. Shpresoj që të ofrohet një garë e duhur për fituesin e vërtetë, sepse ata që vijnë nga fitues nga gara e vërtetë, atëherë do kenë suksese. Por nëse e vlerëson vetëm kryetari, nuk kthehet fitues”, – u shpreh Duma.

Ajo ka mbajtur deri tani postin e sekretares për marrëdhinet me publikun në PD, por ky funksion u shkri nga Basha. E pyetur që nuk do të ketë tashmë një post sekretari, Duma u përgjigj: “Unë s’kam nevojë për poste në parti. Nëse do të votohem nesër në Kryesinë e PD-së, hyj tek njerëzit e besuar dhe sigurisht që do të bëj maksimumin, siç e kam bërë gjithmonë. Unë bëj opozitë, nuk besoj se është funksioni partiak ai që i jep motivimin një njeriu. Kam besimin e demokratëve dhe padyshim që duhet të përmbush funksionet e mia”, – u shpreh Duma. ©LAPSI.al

3 Comments

  1. Shume mire qe jep ide, por ne politike vlejne votat. Dhe Grida s’eshte konfirmuar akoma si mbledhese votash te djathta. Keshtu qe do bente mire te fliste pak me pak..

  2. Autentiku ,ke fol perfekt !
    Nuk ka fituar askund!
    Vetem eshte emeruar !
    (Deputete eshte emeruar ne liste fituese,ne kryesi u emerua per shkak te kuotes )

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu