• |
ide | kryesore

Kush është “i forti” i arrestuar në Shijak i lidhur me laboratorin e heroinës në Has

Lajme, Të fundit



Hekuran Hoxha, një nga porositësit e heroinës që prodhohej në laboratorin e Hasit, është arrestuar nga policia mbrëmjen e së premtes. 48-vjeçari Hekuran Hoxha nga Xhafzotaj i Durrësit, dyshohet se ishte një ndër personat e lidhur me Admir Hoxhën personin që ideoi ngritjen e një laboratori të përpunimit të heroinës në Has.

Heroina që do të prodhohej aty do të shpërndahej nga grupi i strukturuar kriminal i Avdulajve nga Shijaku. Saimir Gjipali dhe Hekuran Hoxha ishin edhe kontraktuesit me anëtarët e tjerë të grupit, si në Lezhë, Fier dhe Sarandë, por edhe jashtë Shqipërisë.

Gjithashtu Hekuran Hoxha rezulton i arrestuar si pjesë e një grupi që trafikoi 30 kg heroinë nga Turqia drejt Europës. Ai dyshohet se është pjesë e një grupi të fuqishëm kriminal në Durrës.

48-vjeçari rezulton se ka qenë një ndër trafikantët shqiptarë i cili gjatë viteve 2003-2004 ka arritur të kalojë nga Shqipëria drejt Italisë një sasi prej 488 kg heroinë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *