• |
ide | kryesore

Shaqiri i bashkohet sfidës së 10 vjetëve: fotot tregojnë kapërcimin në kualitet

Sport



“10 year Challenge” mund të jetë bërë virale në rrjetet sociale, por ndoshta për Xherdan Shaqirin, që i është bashkuar modës së futbollistëve të famshëm për të bërë diferencën e një dekade, ka domethënien më të madhe. Sulmuesi kosovar i Liverpoolit, në dy foto ka treguar rrugën e madhe që ka përshkuar nga 17 në 27 vjec, ku kapërcimin në cilësi e bëri pas transferimit tek Bayern Mynih.

Shaqiri ka postuar dy fotografi, njëra para 10 viteve ndërsa luante për Basel, dhe tjetra aktuale me fanellën e Liverpoolit, ku po kalon një periudhë të artë: 6 gola dhe 1 asist në 22 prezantime me Liverpool në të gjitha garat nuk janë keq për fantazistin e kombëtares së Zvicrës.

27-vjeçari karrierën profesionale të futbollit e filloi te Basel, aty ku qëndroi për 3 vite para se të kalonte te Bayern Mynih, e më pas tek Inter, Stoke, përpara se të zbarkonte në Anfield Road.

View this post on Instagram

#10yearchallenge ⚽️❤️

A post shared by XS (@shaqirixherdan) on



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *