• |
ide | kryesore

Vuçiç paralajmëron Kosovën: Nëse taksa nuk hiqet, do të kemi probleme

Lajme, Të fundit



Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, ka kërkuar prej institucioneve të Kosovës që të heqin taksën ndaj produkteve serbe nëse dëshirojnë që dialogu mes dy vendeve të hapet.

“Edhe një  herë, i bëj thirrje Prishtinës që ta heqin taksën”, ka thënë presidenti serb para gazetarëve

Ky vendim, sipas tij do të zhbllokonte situatën.

“Jam i sinqertë, ndoshta edhe pak pesimist. Unë shpresoj, shpresoj që do të jetë një vendim i mençur që do t’i hap rrugë bisedimeve”, ka shtuar ai.

“Thirrja ime për partnerët Evropian të cilët kanë shumë ndikim në Prishtinë, është që të kërkojnë heqjen e taksës, sepse mendoj që është e rëndësishme që të vazhdojnë bisedimet ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve për një të ardhme më të mirë”, është shprehur Vuçiç duke shtuar se Bashkimi Evropian duhet të jetë me i qartë në këtë çështje.

“Pa heqjen e taksës, ne do të kemi probleme, shqiptarët dhe ne”, ka përfunduar presidenti serb fjalën e tij.



2 Comments

  1. Po njofe Kosoven si shtet sovran e heqit taksen nacut. Si ka mundesi qe tipa te till qe kan shaktu aq plag e dhimbje ne ballkan vazhdojn akoma ne politik. ky ka qen ministri i propagandes i milloshevicit. ptu pis njeri.

  2. sa ka ja nin qoshi kerkujt -qa thu ti -jan zatet per zidi kosovart me Probleme . qa behet per ta ska rendesi.
    -ku rafsha mos u vrafsha-.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *