• |
ide | kryesore

Kylie gati për një fëmijë të dytë

Paparazzi, Slider



Nëse bëhet fjalë për Kylie Jenner dhe Travis Scott të gjithë jemi sy e veshë për të mësuar ç’ka ndodhur!

Sipas një burimi për “People”, dyshja e njohur do edhe një fëmijë tjetër, më saktë, Kylie mezi po pret!

Kështu, vogëlushja Stormi e cila në 1 shkurt mbush 1 vjeç mund të bëhet me një motër ose vëlla së shpejti.

Thuhet se së fundmi Travis ka reduktuar orarin e punës së tij për të shpenzuar më shumë kohë pranë familjes.

Interesant është fakti se të dy kanë folur për martesën dhe planifikojnë të martohen në një të ardhme të afërt. Pak me vonesë si akt, por gjithsesi!

Ndër të tjera burimi është shprehur: “Kylie mendon se martesa është veprim që duhet ndërmarrë në mënyrë të kujdesshme!”

Si duket bukuroshja ka shikuar dështimet e martesave të motrave të saj dhe prandaj dëshiron të jetë kaq e kujdesshme!

Po mëson nga gabimet e motrave! Jo keq!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *