• |
ide | kryesore

Rrëfehet Sophie Turner: Më detyronin të mos laja flokët, kam sakrifikuar për Game of Thrones

Paparazzi, Slider



Nëse mendoni se jeta në një sheshxhirim filmi është tërheqëse dhe thjesht një aventurë, atëherë nuk keni qenë në vendin e Sansa Stark.

Kur shikojmë një film apo një serial televiziv, shpesh qeshim për gjëra që na duken pak absurde. Por, aktorët që i realizojnë nuk janë dhe aq të lumtur.

Sophie Turner deklaroi se pas sezonit 4 të “Game of Thrones”, i ishte ndaluar të lante flokët. Në seritë e para, Sansa ishte një aristokrate, pra ishte normale që t’i kishte flokët e pastra. Por, në sezonin 5, ajo ishte në vështirësi dhe nuk kishte kohë për t’u larë, kështu që dhe Sophie Turner nuk mundej.

“Tani mbaj një paruke dhe mund t’i laj flokët sa herë të dua. Por, vite më parë, ndenja për shumë kohë pa privilegjin e ujit mbi kokë. Ndjesia e kruajtjes ishte shumë e fortë. Ishin edhe makineritë për dëborën në sheshxhirim, duke më lënë në flokë copat e letrave, që ngjiteshin mirë. Ishte tepër e shpifur”.

Sezoni 8 dhe i fundit i “Game of Thrones”, tepër i pritur nga fansat e serialit të “HBO”-së, pritet të transmetohet në prill.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *