• |
ide | kryesore

Metamorfoza/ Si po mundohet Rama të lajë gafat e dikurshme me Trump

Arkiva, Kryesore, Lajme

Kryeministri Rama nuk ka humbur edhe njëherë rastin e artë për të rendur pas Donald Trump, qoftë edhe për ngjarje që zhvillohen në Venezuelë. Vetëm një ditë pasi presidenti amerikan, tha se do të njohë shefin e opozitës që lufton kundër diktaturës së Maduros, si president të përkohshëm të vendit, Rama nxitoi të shkruante në twitter se Shqipëria do të bëjtë të njëjtën gjë. Edhe Tirana zyrtare nxitoi të njihte liderin e opozitës në Venezuelë, Juan Guaidó si president të përkohshëm të vendit, megjithëse për ktë temë edhe vendet e Amerikës Latine janë të ndara në dysh.

Por, megjithëse me largësinë e Atlantikut në mes, Edi Rama nxitoi të rreshtohej me Trump, që si pasojë e qëndrimeve të mëparshme është shndërruar në kompleksin e tij.

E gjithë rendja e kryeministrit shqiptar bëhet me qëllimin për të fashitur kompleksin e deklaratave të lëshuara në mediat shqiptare dhe CNN (video poshte), gjatë garës Donald Trump Hillary Clionton ku ai e qujati një turp për njerzimin dhe një fatkeqsi për Shqipërinë, fitoren e manjatit miliarder.

 

Por, në nëntor 2016 Trump fitoi për habinë e të gjithëve dhe që atëherë Rama është angazhuar në një luftë kundër kohës për të lëpirë atë që pati pështyrë duke vënë bast se Hillary do të fitonte.

Që sapo Trump hyri në Shtëpinë e Bardhë, propaganda e Rilindjes u mundua ta zbusë peshën e deklaratëvë të mëparshme. Vetë Rama u mjaftua me batutën se ai “nuk kishte kritikuar presidentin, por kandidatin” ndërsa njerzit pranë tij filluan të përhapin teori të llojllojshme.

Menjëherë pas fitores së Trump personat që merren me marrëdhëniet publike të kryeministrit, u përpoqën në maksimum të zbusin efektet e deklaratave bombë të Edi Ramës gjatë fushatës së zgjedhjeve në SHBA.

Një “gjetje” për shembull ishte se Rama ndihej i prekur, ose i fyer rëndë, nga deklaratat e Trump për Kosovën dhe, si shqiptar, ai nuk i duronte dot të tilla gjëra. Por në fakt, Edi Rama shqiptar kish qenë edhe kur Trump i pat bërë këto deklarata përpara shumë viteve dhe nuk ishte ndjerë.

Një tjetër “gjetje”, por shumë më e mundimshme, ka qenë hartimi i një liste me të gjitha deklaratat e liderëve botërorë, e cila i është shpërndarë mediave pranë qeverisë, për të treguar se ky i joni nuk ka qenë i vetmi që ka folur kundër Trump. Lista përfshinte nga Papa Francesku e deri tek kryetari i opozitës së Izraelit, një punë vërtet e lodhshme për stafin e kryeministrit për të relativizuar deklaratat prej politikani provincial të Edi Ramës.

Në fakt, në të gjitha prononcimet e politikanëve të ndryshëm kundër Trump apo rezervave ndaj deklaratave të tij, vështirë të gjeje qëndrime absolutiste, arrogante, përjashtuese dhe definitive si ato të kryeministrit shqiptar. Askush nuk e quante turp për popullin amerikan nëse Trump zgjidhej president. Askush nuk i lutej zotit që kjo zgjedhje të mos ndodhte. Askush nuk deklaronte se marrëdhëniet me vendin që përfaqëson janë të kërcënuara nga Trump. Këto i thoshte vetëm lideri global i fshatit tonë të vogël.

Por ende pa u mbyllur plaga e parë, filloi të rrjedhë e dyta. Kryeministri Shqiptar i vënë mes Shilës dhe Karibës, duhet të zgjidhte ndërmjet BE dhe ShBA, për sa i përket njohjes se Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit. Shqipëri që ende shpresonte të hapte negociatat me BE, votoi krahas 127 shteteve të tjera të OKB-së, përkrah Francës dhe Gjermanisë.

Por rreshtimi kundër “Jerusalem Embassy Act” e futi Tiranën zyrtare në listën e vendeve që u kërcënuan nga ish ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Halley. Kaq u desh që edhe këtej në anët tona të plaste debati lokal për një kryeministër që për herë të parë në 30 vjet po e rreshton Shqipërinë kundër Amerikës. Madje presidenti Meta i shkruajti Donald Trump për ti kërkuar falje në emër të shqiptarëve dhe kundër kryeministrit të tyre. “ky qëndrim dhe kjo votë kundër, tërësisht e panevojshme, nuk pasqyron një qëndrim shtetëror dhe aq më tepër një qëndrim e konsensus mbarëkombëtar”, thuhej në letërën e presidencës, në 22 dhjetor 2017.

Mirëpo pavarëisht zhurmës që bëhej në Shqipëri, debatit se Rama kishte dalë kundër SHBA, duke u sjellë si vasal i Erdoganit, në qarqet europiane, ky veprim u pa me sy të mirë.

Gazeta « Le monde » i kushtoi një editorial vendeve të vogla si Shqipëria që nuk u dorëzuan para kërcënimeve të Uashingtonit që e përdor diplomacinë për interesa të brendëshme elektorale
« Shtetet e Bashkuara provuan në OKB një turpërim sa të fortë po aq dhe të panevojshëm” shkruajti gazeta franceze në fund të 2017.

Ky makth për të larë gafën me Trumpin duke u bërë më katolik se papa në mbrojtje të tij, por për ti pëlqyer njëkohësish edhe Merkelit dhe Makronit, ka qenë një hallakatje kostante e politikës së jashtme të Ramës.

Atë do ta vinte re edhe prestigjozja gjermane « Der Spiegel » në një kronikë të gjatë që bënte për samitin e NATO-s në Bruksel. Atë korrik 2018, kryeministri shqiptar ishte përgëzuar mes gjithë liderëve të aleancës nga Trump, për aftësinë e vet për të zbatuar urdhrat.

“Ndërkohë, ishte bërë mesditë dhe kishte ardhur koha që të flisnin edhe vendet më të vogla të NATO-s, ata u rreshtuan me Merkel. Gjatë pushimit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u ngjit tek Kancalarja Merkel. Vendi i tij ishte i vetmi që ishte veçuar në lëvdatat e Trump, por ai nuk donte të linte përshtypjen se Shqipëria në një mënyrë apo tjetër, ishte bërë nxënësi i dalluar i Trump” shkruajti Der Spiegel.

Në fakt në atë samit aq të përfolur të korrikut 2018 Rama bëri të gjitha akrobacitë e mundshme për t’u afishuar pranë Trump, për ti rënë në sy atij, për të dalë nga rreshti protokollar dhe për tu afruar me presidentin e tmerrshëm të Shba.
Sepse ne maj 2017, në një tjetër samit, ndërsa zyra e tij nxori një lajm opak se Rama dhe Trump ishin takuar, kjo gjë nuk u shoqërua me foto dhe ngjalli shumë hilaritet në Shqipëri.

Maj 2017 Rama afer Trump

Me anë të një lobisti u sajua letra e kongresmenit republikan të Floridas, Mat Gaetz ku flitej për takimin, në mënyrë që debatit ti vihej kapak.

Prandaj video (poshte) ku Rama nuk e shqit presidentin amerikan nga sytë dhe bën të gjitha akrobacitë tër ti’u afruar është e përligjur sipas këndvështrimit të tij.

Foton nga takimi me presidentin amerikan në samitin e Brukselit në NATO, Rama e vuri në mediat e tij sociale me okelion “Foto e ditës” duke e mbyllur kështu debatin për pajtimin e tij me ish kandidatin e republikanëve që dy vite më parë e pati telendisur aq keq.

Korrik 2018 Samiti NATO Bruksel

Por ashtu sikurse ka bërë edhe në politikën e brendëshme duke iu vardisur herë Metës, herë Nanos dhe herë Majkos për të arritur qëllimet e tij edhe këtë herë Rama nuk u ndal këtu.

Objektivi i tij është i qartë: të bëjë çdo gjë për të thithur vëmendjen e Trump. Dhe rasti iu dha me kërkesën e ardhur nga Uashingtoni për të shpallur të padëshiruar ambasadorin Iranian në Tiranë, shteti i të cilit është shpallur si armiku kryesor i Trump, që kur ky prishi në mënyrë unilaterale marëveshjen ndërkombëtare për centralet bërthamore të regjimit të Ajatollahëve.

letra

Letra e Trump ne 28 dhjetor 2018

Rama kishte pritur këtë rast dhe ai diti të tegohet një nxënës i bindur. Përgjigja i erdhi shpejt. Në fund të dhjetorit Donald Trump mori mundimin ti përgjidhet me një letër ku lavdëronte lidershipin e tij. “Udhëheqësia e treguar me dëbimin e Ambasadorit të Iranit nga vendi juaj është shembull i përpjekjeve tona të përbashkëta për t’i treguar qeverisë iraniane se veprimet e saj terroriste në Evropë dhe përreth botës do të kenë pasoja të rënda’.

Dhe tani me tu shfaqur rasti tjetër, Edi Rama ka shfrytëzuar Twitterin për tu renditur ndër të partë përkrah Trump. Ai njësoj si ShBA ka njohur si presidenti të Venezuelës, Juan Guaidó që kundërshton regjimin e Manduros.

Qëllimi lexohet lehte: të shfrytëzojë çdo mjet të bierë në sy të Trump. Jo vetëm për të vënë një fashë, mbi plagën e gafave të dikurshme, që presidenti aktuar ose si ka dëgjuar kurrë ose i ka harruar me kohë. Por për të arritur më shumë: të përthithë vështrimin e tij dhe mundësisht të bëhet pjesë e lojës, tani që administrate amerikanë do të shqyrtojë zgjidhjen e një pakti afat gjatë Kosovë – Serbi.

Sepse, siç e ka pohuar edhe vetë Edi Rama ka një ëndërr: ta lidhë emrin e tij me bashkimin kombëtar. Eshtë pkërisht kjo që i huhet për të fashitur mëkatet e mëdha të qeverisjes së tij. Dhe për të arritur këtë mission gati të pamundur nuk i duhet vetëm amnesia e Trump, por edhe përfillja e tij.

©Lapsi.al

5 Comments

  1. Te gjithe ata tjeret Jane dinjitoze sepse edhe sot i Kane po ato mendime per Trump,vetem ky laperi jone sot eshte bere dashnori i Trump.

  2. Skiftere tallja e koqeve qe ben rama me ju sa edhe trampi po qesh,sa karuca qe tregoheni o xixa me shpellaret etj,luli ne hollande ka shkuar per fund jave dhe ai do ta njohe presidentin e ri.

  3. Ju te Lapsit me kete artikull treguat edhe njehere tjeter se jeni injorante. Si injorante qe jeni ju djeg fakti qe Rama ka marredhenie te mira me Trump. Prisnit qe Presidenti Amerikan te rrezonre Ramen nga pushteti ngaqe se rrezon dot Luli me Saliun dhe Moniken. Kurre nuk e kuptuat se Amerikanet nuk mund te rrezojne nga pushteti dikend qe ka shumicen absolute ne popull dhe qe eshte ne rezonance te plote me interesat Amerikane ne rajon. Kujtoni se politika Amerikane funksionon me inate deklaratash. Kujtoni se politika Amerikane funksionon me Kanunin e Sali Berishes 🤣🤣🤣🤣🤣

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu