• |
ide | kryesore

Dokumenti/ Zbulohet letra e MEPJ për ambasadat: Gent Cakaj është ministër i Jashtëm

Lajme, Të fundit



Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme u ka dërguar këtë të premte një letër përfaqësive diplomatike të akreditura në Shqipëri ku i vë në dijeni për përbërjen e re të Këshillit të Ministrave. Në letër thuhet se Kryeministër dhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme është Edi Rama, por në fund shënohet se kreu i qeverisë ia ka deleguar të gjitha funksionet për të drejtuar këtë ministri Gent Cakaj. Madje, në letër shkohet edhe më tej kur nënvizohet se Cakaj “mund edhe të përfaqësojë Shqipërinë edhe jashtë vendit”.

“Gjithashtu prej datës 23 janar 2019, Kryeministri dhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Edi Rama i delegon zyrtarisht zotit Gent Cakaj kompetencat e plota të ministrit për drejtimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe për përfaqësimin e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme brenda dhe jashtë Republikës së Shqipërisë”– thuhet në letër.

Sipas presidentit të Republikës Ilir Meta kjo është parë si në kundërshtim me Kushtetutën pasi ai tha pak ditë më parë se është ai që delegon apo jep plotfuqishmërinë për të lidhur marrëveshje ndërkombëtare. Meta nuk e dekretoi Cakaj si ministër dhe pritet të mos i japë plotfuqishmërinë edhe në negociatat për marrëveshjen e kufirit detar me Greqinë. ©LAPSI.al

foto galeri



1 Comment

  1. Formulimi i letres qenka jashte cdo procedure. Teksti rende fare, data ne fund te tekstit. Me siguri do te jete veper e ministrit te deleguar te shume lexuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *