• |
ide | kryesore

Milan i bën favor Juventus: debuton pa gol Piatek

F1, Sport



Në mbrëmjen e debutimit të Krzysztof Piatek, San Siro ka pritur rikthimin e parë pas 18 vjetësh si kundërshtar i Milan, i Carlo Ancelotti, që nuk përligji dot statistikat që e nxirrnin fitimtar në përballjet me kuqezinjtë. Vetëm 0-0, por blloku i kuqezinjve ndaj Napolit, ishte një favor i pastër për Juventus, që mund të shkëputet edhe më shumë në krye të klasifikimit të Serie A.

Napoli u imponua me më shumë mundësi, por pa arritur ti konkretizojë rastet e shumta për të thyer Gianluigi Donnarumman në 90 minutat ritmike. Portieri kuqezi ka bërë mrekullinë në volley të Jose Callejon në pjesën e parë dhe 5 minuta nga mbyllja e ndeshjes ndaj Zielinski. Milan kishte shansin më të mirë me Patrick Cutronen, ndërsa debutimi i Piatek, të cilit Gennaro Gattuso, i dha 16 minuta në dispozivion nuk la gjurmë.

Napoli tani ka 48 pikë në vendin e dytë, tetë më pak se lideri Juventusi, që të dielën luan në transfertën e Lazios me mundësinë që ta shtojë akoma dominimin e këtij kampionati. Milani, ndërkohë, mbetet në vendin e katërt me 35 pikë, por mund të kalohet nga Roma, nëse verdhekuqtë shkojnë të fitojnë në Bergamo kundër Atalantës.

Itali – Serie A
Sassuolo 3 – 0 Cagliari
Sampdoria 4 – 0 Udinese
Milan 0 – 0 Napoli
27 Janar
12:30 Chievo ? – ? Fiorentina
15:00 Atalanta ? – ? Roma
15:00 Bologna ? – ? Frosinone
15:00 Parma ? – ? SPAL
18:00 Torino ? – ? Inter
20:30 Lazio ? – ? Juventus
28 Janar
20:30 Empoli ? – ? Genoa



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *