• |
ide | kryesore

Boks/ Pas traumës në tru, ish-kampioni i botës kthehet të flasë e të ecë

Sport, Video



U bënë gati dy muaj që kur ish-kampioni i botës Adonis Stevenson pësoi një dëmtim traumatik në tru, pas humbjes me KO në duelin me Oleksandr Gvozdyk në Quebec City, por tani boksieri ka nisur të japë shenja pozitive rikuperimi.

Sipas të dashurës së tij, Simone God, Stevenson ka nisur të flasë dhe të ecë sërisht, me ndihmën e doktorëve dhe fizio terapistëve. Në një komunikatë për shtyp ajo thotë se ka besim boksieri i peshave të mesme të rënda do të rikuperojë plotësisht.

“Muajin e kaluar ju njoftova se Adonis u zgjua nga koma, ndërsa sot jam e lumtur të ndaj me ju se pas një pune këmbëngulëse, Adonis ka hedhur hapat e parë dhe kërkon të bëjë sa më shpejt në mënyrë të pavarur”, shkruhet në komunikatë.

41-vjecari nga Kanadaja u fut në koma të induktuar nga mjekët, pasi kishte nevojë për ndërhyrje kirurgjikale në tru, pas KO brutal në raundin e 11 të ndeshjes me Gvozdyk. Boksieri u dërgua menjëherë në spital, por kishte humbur ndjenjat që në ambulancë.

Kampion për peshën e tij për gati 6 vjet, Stevenson po bënte mbrojtjen e 10 të titullit kundër Gvozdyk. Ishte vetëm humbja e dytë e Stevenson në karrierën si profesionist dhe erdhi 7 muaj pasi e kishte rifituar titullin nga barazimi kundër Badou Jack.

https://www.youtube.com/watch?v=llhVlI0fKcc



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *