• |
ide | kryesore

Reagon e dashura e futbollistit të zhdukur, ‘Hetoni mafian e futbollit’

Paparazzi, Slider



Tashmë kanë kaluar disa ditë që nga zhdukja e futbollistit Emiliano Sala. Avioni ku ai po udhëtonte nga Nanta për në Kardif  humbi kontaktet me radarët dhe akoma nuk ka asnjë informacion në lidhje me të.

Ish e dashura e tij, modelja franceze Berenice Schkair, postoi një mesazh befasues në Twiter të cilin më pas e fshiu. Ajo i ka habitur të gjithë sepse shkruante kështu:
“Hetoni mafian e futbollit, sepse unë nuk e besoj këtë aksident. Dua të zgjohem e të mësoj që kjo është e gjitha gënjeshtër. Ju lutem të hetoni, sepse nuk besoj që të ketë pasur vërtet aksident, dhe as që të jenë ndërprerë kërkimet për arsye të motit të keq. Ndihem e pafuqishme. Është një makth”

Autoritetet iu rikthyen kërkimeve të mërkurën në zonën ku mendohet se mund të ketë rënë avioni.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *